TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe një herë se kushti i vetëm nga BE për çeljen e negociatave është ligji i Vettingut.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka hedhur poshtë të gjithë zërat se Bashkimi Europian nuk është dakord me çeljen e negociatave.

Sipas tij, gënjeshtat për qëndrimin e BE-së ndaj Shqipërisë vijnë nga personat që kërkojnë bllokimin e reformës në Drejtësi, qëllimi i vetëm i së cilëve, sipas Ramës është të çorodisin shqiptarët. 

Duke cituar intervistën e ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin në një TV shqiptar ku është shprehur së kusht është ligji i Vettingut dhe çështjet e tjera, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta ndaj krimit të organizuar, kanë të bëjnë me prioritetet kyçe, Rama ka shkruar se përbaltja e vendin nga ata që s'duan Reformën është mbresëlënëse.

Statusi i Ramës
DATA E ÇELJES SË NEGOCIATAVE DHE VETINGU SI KUSHT I VETËM PËR TË
Përpjekja e bllokuesve të Reformës në Drejtësi për të çoroditur shqiptarët me gënjeshtra për qëndrimin e BE-së ndaj Shqipërisë, është e përditshme dhe përbaltja e paepur e vendit prej tyre është mbresëlënëse!

Rama
(Statusi i kryeministrit Rama në Facebook)


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)