Vettingu, Rama: Sot u hapën portat
 e drejtësisë së re, garante PS-ja

Vettingu, Rama: Sot u hapën portat<br /> e drejtësisë së re, garante PS-ja
Kryeministri Edi Rama ka folur jashtë seancës së Kuvendit, pas miratimit të 27 emrave të komisioneve të Vettingut.
 
Rama tha se vota në Kuvend i hapi rrugën drejtësisë së re në Shqipëri, në sitën e së cilës do kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.
 
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se e vetmja forcë politike garante për zbatimin e ligjit të Vettingut, mbetet PS-ja.
 
Jam shumë i lehtësuar, pasi sot u kapërcyen pengesat. Jam i bindur që sot është çelur fati i këtij procesi dhe portat e drejtësisë së re. Sigurisht që do të kërkojë kohën e vet, vullnet të madh dhe do të kërkojë garant në këtë proces që është PS. Që nga dita e parë dhe deri sot ka vetëm një forcë që s’i ka bërë bisht reformës dhe kjo është PS-ja. Nga ana tjetër, askush nuk duhet të mendojë se gjithçka tani do jetë fushë me lule, por do të duhet garanti, gardiani, prijësi i këtij procesi, PS-ja”, tha Rama.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar