Vettingu sërish në kushtetuese
e ankimon Unioni i Gjyqtarëve

Vettingu sërish në kushtetuese<br />e ankimon Unioni i Gjyqtarëve
Ligji i vetingut paditet në Kushtetuese dhe nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Report Tv ka siguruar padinë e Unionit me anë të së cilës ata kërkojnë pezullimin e këtij ligji dhe shpalljen e tij antikushtetues.

Me anë të padisë së tyre Unioni i Gjyqtarëve kërkon të behet pjesë në seancën ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e bërë nga Partia Demokratike po për të njëjtin objekt, antikushtetueshmërinë e vetingut.

Por nëse gjyqtarët do të dalin pro ligjit të vetting-ut apo kundër gjatë këtij gjykimi, kjo do të vendoset në mbledhjen e asamblesë së datës 4 nëntor të thirrur pikërisht për këtë shkak. 

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gert Hoxha, u shpreh se ligji prek interesat e gjyqtarëve. 

Duke qenë se ky ligj dhe gjykim prek direkt interesat e anëtarëve të Unionit, mbledhjen e javës që shkoi bordi i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë mori vendimin të paraqesë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për t’u pranuar si subjekt i interesuar në këtë gjykatë”, tha ai.

I pyetur se ku preken interesat e gjyqtarëve, Hoxha është përgjigjur: “Kërkesa do të depozitohet sot. Sa i përket detajeve, unë rezervohem të shprehem për dy arsye: së pari, do të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse do të na pranojë si subjekt të interesuar; së dyti do të presim punimet e asamblesë së zakonshme të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë”, është shprehur kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gert Hoxha. 

Kërkesa për t'u bërë pjesë e këtij procesi ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e Partisë Demokratike, është depozituar këtë të hënë nga Unioni i Gjyqtarëve.

Në kërkesën e UGJSH thuhet se, "Gjykata Kushtetuese është shprehur në vendimin nr.3 datë 03.02.2012 se “referuar pikës 2 të nenit 134 të kushtetutës, shoqatat( organizata të tjera) janë subjekte që ushtrojnë në mënyrë të kushtëzuar të drejtën për të iniciuar gjykime të kontrollit të kushtetutshmërisë së normës, duke pasur legjitimitet kushtetues vetëm për çështjet që lidhen me interesat e tyre. Në këtë drejtim, ato duhet të provojnë lidhjen e drejtpërdrejt midis misionit për të cilin janë krijuar apo veprimtarisë që ato kryejnë dhe pasojave që rrjedhin nga dispozitat që kërkojnë të shpallen si të papajtueshme me kushtetutën. Në këtë vështrim, UGJSH legjimitohet për vënien në lëvizje të gjykatës Kushtetuese jo vetëm në cilësinë e kërkuesit por edhe në atë të subjektit të interesuar sepse ligji objekt kërkesë kundërshtohet për papajtueshmëri më kushtetutën për shkak se cenon interesat e gjyqtarëve të gjykatave të të gjitha shkallëve ndërkohë që, qëllimi i kërkuesit është mbrojtja e të drejtave të gjyqtarëve të sanksionuara nga legjislacioni vendas si dhe nga aktet ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut. Në këto kushte, ekziston edhe lidhja e domosdoshme ndërmjet qëllimit për të cilin është krijuar kërkuesi dhe çështjes kushtetuese të ngritur prej tij", thuhet në kërkesën e gjyqtarëve. 

unioni gjyqtareve faqe 1
unioni gjyqtareve faqe 2
unioni gjyqtareve faqe 3
(Padia e UGJSH në Kushtetuese për vettingun)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën