Në një kohë kur pritet të nisë procesi i Vettingut, i cili do të kalojë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët si për pasuritë, aftësitë dhe personalitetin e tyre, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka anuluar vizat për disa nga punonjësit e sistemit të drejtësisë.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, ambasada e SHBA sqaron se ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.
Ambasada nuk bën publikë emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi sipas saj të dhënat konsiderohen konfidenciale.
"Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale", thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara sqaron se "ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre".
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.
Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri", thuhet më tej në deklaratën e ambasadës së SHBA në Tiranë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com