Vettingu,SHBA: Kushtetuesja
të tregohet transparente

Vettingu,SHBA: Kushtetuesja<br />të tregohet transparente
TIRANE-Reforma në Drejtësi është në fokus të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pak ditë pasi Unioni i Gjyqtarëve ka ankimuar në Kushtetuese ligjin e Vetingut.

Ndërsa Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve kanë bërë ankimimet në Kushtetuese, Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një deklarate për shtyp i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të procedojë në transparencë të plotë, lidhur me ankimimin antivetting.

“Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias".

Sipas SHBA-ve, Vettingu duhet të jetë një proces i fortë dhe kuptimplotë ndërsa shprehet shqetësimi se ka përpjekje me synim, dobësimin e kësaj reforme.

Ambasada shprehet se mikpret deklaratat e tre krerëve më të mëdhenj të politikës, ndërsa kërkon që populli të tregohet vigjilent, pasi reforma varet nga prokurorë e gjykatës të ndershëm.

"Ambasada e SHBA mbështet deklaratat në mbështetje të reformës në drejtësi nga udhëheqësit e tri partive politike më të mëdha në vend.
Ata kanë të drejtë kur thonë se reforma në drejtësi do të ecë përpara, por populli shqiptar duhet të shqetësohet nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar.
Vetingu duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë, sepse elementët kryesorë anti-korrupsion të reformës, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në, varen nga gjykatës dhe prokurorë të ndershëm", citon deklarata.

Po kështu SHBA përgëzon shoqërinë shqiptare që vijon të jetë syçelët gjatë këtij procesi.
​"Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe median e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre”.

Vettingu, zbardhet padia e gjyqtarëve në Kushtetuese, kundër 26 neneve
Nderkaq Report Tv ka mundur të sigurojë një kopje të padisë me 60 faqe të depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata Kombëtarë e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve të cilët atakojnë tre ligje, Vettingun, statusin dhe organet e qeverisjes vendore.
Kjo padi është regjistruar në Gjykatën Kushtetuese më 25 Maj 2017, ndërsa brenda datës 22 Qershor 2017 paditësit në këtë rast gjyqtarët duhet të paraqesin parashtrimet e tyre para trupit gjykues.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar