Një element i rëndësishëm në buxhetin e vitit të ardhshëm për Kuvendi e Shqipërisë, është ngritja e një sistemi të posaçëm për votimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në procesin e vettingut. Pezullimi i këtij ligji nga Gjykata Kushtetuese ka vendosur në vështirësi Kuvendin, pasi nuk ka një zgjidhje të qartë për veprimet financiare.
“Shqiptarja.com” sjell shqetësimin e Albana Shtyllës në këtë drejtim për Byronë e Kuvendit. “Në vazhdim të informimit mbi procedurat për sistemin elektronik të votimit, kërkesë që rrjedh nga ligji nr.84/2016” Për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSh”, Ju bëjmë me dije se administrata e Kuvendit, deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese, me nr.69 të aktit, datë 25.10.2016 ka vendosur pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016.
Por, duke konsideruar afatin e nevojshëm kohor për përzgjedhjen e OE për sistemin elektronik të vettingut si 12 ditë (ditë të mbetura nga 25 ditëshi i kryerjes së procedurave të përcaktuara në ligj, afatin kohor deri në lidhjen e kontratës minimalisht 15 ditë, si dhe duke patur parasysh se zbatimi i specifikimeve teknike parashikojnë realizimin e sistemit 30 ditë nga nënshkrimi i kontratës, parashtrojmë alternativat:
1.Procedura për blerjen e sistemit elektronik të vettingut mund të vijojë që në vitin 2016, por duhet t’i drejtohemi paraprakisht për Kërkesë-leje tek Ministri i Financave, por me fondet buxhetore për shpenzime kapitale të vitit 2017 në vlerë 21.142.096 lekë, pasi kontrata do të prekë të dy vitet si rezultat i afateve të mësipërme. Ministria e Financës ende nuk është përgjigjur për këtë çështje.
2. Më marrëveshjes kuadër ndërmjet RSh i përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë Dhe Komisionit Evropian për Rregullat e Zbatimit të Asistencës Financiare të BE-së për Shqipërinë në Kuadër ë Instrumentit për Asistencën Para-Anëtarësimit (IPA II), Kuvendi i Shqipërisë do të përfitojë një projekt investimi rreth 500,000 EURO "Furnizimi dhe Instalimi i një Sistemi Audio-Video për Komisionet Parlamentare dhe mjedise te tjera ne Kryesin e Kuvendit" për të cilin është raportuar nevoja për mbulimin e vlerës së TVSH. Këto fonde nuk janë planifikuar në PBA 2017-2019”,-shkruan Albana Shtylla.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com