Kryetari i Gjykatës së Rrethit Kurbin Alfred Gjoni do të dalë sot para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e hetimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Alfred Gjonit përbëhet nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Po gjatë kësaj jave, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Pamela Qirko, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja, do të dalë edhe Gentjan Jahjolli, këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.
Gjithashtu, para Vetingut do të dalë në datën 10 janar Alma Muça, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Dosja e saj po shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari. Po në datën 10 dhjetor, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë edhe Adrian Shega, këshilltar në Gjykatën e Lartë, dosja e të cilit do të shqyrtohet nga Genta Tafa, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.
Nga ana tjetër, ditën e sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shqyrtojë çështjen e gjyqtarit Artan Laze, i cili është shkarkuar në korrik të 2017 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për probleme me pasurinë. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, dhe anëtarët Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.
Gjyqtari Laze i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të rrëzojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të rikonfirmohet në detyrë. Laze është në listën e gjyqtarëve të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u ka refuzuar vizën për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aktualisht Laze është i pezulluar për shkak të vendimit të shkarkimit nga KPK. Vendimi i Kolegjit të Apelimit do të jetë vendimtar për fatin e gjyqtarit. Kolegji do të vendosë nëse gjyqtari do të konfirmohet në detyrë apo do të përjashtohet për 15 vite nga drejtësia.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor, 16:37
-
PD denoncoi se Rexhë Byberi theu arrestin shtëpiak dhe shkoi në bashki, avokati për Report Tv: Mori leje
11 Dhjetor, 10:42
-
Largohet nga vetingu gjyqtarja e Gjykatës së Gjirokastrës Mirela Iliopullo! E konfirmon dhe KPA
6 Dhjetor, 15:12
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor, 11:47
-
Presidenca hedh shortin/ Zgjidhen 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025! Sokol Sadushi kryetari (EMRAT)
2 Dhjetor, 09:43
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
Nje informacion per Shqipetarja .com per kete funderrinen gjyqtarin ose kryetarin e gjykates se kurbinit Alfred Gjonin. Ju bej me dije se eshte personi me funderrine qe ka drejtesia shqipetare jo vetem se ka perfunduar shkollen me pesa por se eshte super hajdut. Nje imoral. Nuk ka lene femer pa ngacmuar dhe dhunuar seksualisht. Shikojeni ku e mban unazenne gishtin e mesit qe vetem halabaket dhe rrugacet e mbajne. eshte super i korruptuar dhe moralisht nuk ka asnje dallim nga gjyqtari i Fierit qe kerkonte favore seksuale nga qytetarja qe kishte proces gjyqesor. tenjejten gje ben ky funderrina Alfred Gjoni. Mosshkarkimi i tij do te jete nej katastrofe per sistemein e drejtesise. Ju faleminderit.
Përgjigju