Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja doli sot në orën 10:00 përpara trupës së Kolegjit të Posaçëm i Apelimit. Komisioneri Publik parashtroi gjatë seancës së sotme shkaqet e ankimit, ndërsa Dedja parashtroi kundërshtitë e tij ndaj ankimit të paraqitur si dhe kërkoi marrjen në shqyrtim si provë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, të disa dokumenteve që i depozitoi pranë trupit gjykues.
Trupi gjykues i vlerësoi provat e panevojshme dhe kësisoj, ia ktheu sërish subjektit të rivlerësimit, Bashkim Dedjas. Kryesuesi i seancës ftoi respektivisht Komisionerin Publik dhe subjektin e rivlerësimit, për kërkimet përfundimtare. Vendimi përfundimtar ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja do të shpallet nesër, ora 15:00.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në qershor, të konfirmonte në detyrë Dedjes, LEXO KËTU Komisioneri Publik vendosi ta ankimojë vendimin në KPA me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Sipas ankimimit Dedja ka problem me deklarimin e pasurisë dhe e ka fshehur. Sipas Komisionerit Publik, ai nuk justifikon plotësisht të atdhurat për një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 146.14 metra katrorë. Dyshohet për fshehje pronësie të një apartamenti 60 metra katrorë në Golem, Kavajë, nuk justifikon të ardhurat për blerjen e 2000 metrave katrorë tokë në fshatin Arë.
Sipas gazetarit të Report Tv, Dedja kundërshtoi në seancë shkaqet e ankimimit të Komisionerit Publik ndaj tij. Në mënyrë të detajuar ai llogariti të ardhurat e tij që sipas tij, janë të mjaftueshme për të justifikuar pagesën e këstit të kredisë së shtëpisë. Ai shtoi këtu edhe kontributin e të vëllait, emigrant në Greqi dhe deklaroi se mungon dokumentacion në Gjykatën e Tiranës për të evidentuar punën e tij si gjykatës dhe punën si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
KPA: Provat, të panevojshme
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në një njoftim, sot pasdite, deklaroi se Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi kundërshtitë e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe kërkoi marrjen në shqyrtim nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me cilësinë e provës, të disa dokumenteve që i depozitoi pranë trupit gjykues.
“Trupi gjykues, pasi u konsultua, i vlerësoi provat të panevojshme dhe si të tilla, ia ktheu subjektit të rivlerësimit. Kryesuesi i seancës ftoi respektivisht Komisionerin Publik dhe subjektin e rivlerësimit, për kërkimet përfundimtare. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të KPK-së dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja. Subjekti i rivlerësimit kërkoi rrëzimin e kërkesës së Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të KPK-së.
Trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit, i cili do të shpallet nesër, më datë 13.12.2018, ora 15.00”-thuhet në njoftimin për shtyp të KPA-së.
me duket se ma hengri dhe ky, cpo kenaqemi me keta
PërgjigjuPo per zaganjorin cdo behet? A e kaloj vetingun? Turp drejtesise shqiptare.
PërgjigjuSe mos harroni Zhezair Zagarin se spo ndiheni fare
PërgjigjuSe mos harroni Zhezair Zagarin se spo ndiheni fare
Përgjigju