Kriza politike me Vettingun mesa duket ka stepur dhe vetë të interesuarit për të bërë skanimin e drejtësisë shqiptare.
Nga 164 kandidatë për anëtarë të 2 komisioneve të vettingut, vetëm 40 kanë plotësuar dosjet për t’u përfshirë në mënyrë korrekte në garë.
Pikërisht mungesa e dokumentacionit të tyre detyroi Kuvendin të rikthente procesin pranë zyrave të Avokatit të Popullit.
Fillimisht duke rihapur aplikimet dhe për kandidatë të tjerë, por më pas duke i lënë afat 1 javë kandidatëve ekzistues për të plotësuar siç duhet dosjet. Por kur kanë mbetur dhe 3 ditë nga skadimi i këtij afati, vetëm ¼ kanë shprehur interes për t'u rifutur në garë.
Komsionet e Vettingut janë baza e gjithë Reformës në Drejtësi, pa Ok-in e tyre nuk fillon punë asnjë intitucion tjetër që krijohet rishtaz me këtë reformë. Po ashtu edhe KLGJ e KLP vendimmarëse për prokurorët dhe gjyqtarët.
Këtë të premte u mblodh në zyrën e Avokatit të Popullit komisioni ad hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP nga Avokatia.
komsioni do t’i kërkojë insformacion për kandidatët Prokurorisë, ILDKP-së, Autoritetit të Dosjeve Kontrollit të Shtetit dhe drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit e Pastrimit të Parave.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO