Sipas raportimeve në portalin Alpenews janë 16 kontrata të lidhjes së energjisë elektrike për prona të ndryshme të regjistruara pranë Operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike OSHE në emër të Nuredin Gashit. Nuredin Gashi është babai i Rovena Gashit e cila pak kohë më parë u shkarkua nga kryeprokurorja Arta Marku nga posti i drejtuesit të njësisë së dekriminalizimit.
Është kjo faksimilja që fakton 16 kontratat e lidhura me OSHE-n për prona dhe subjekte në emër të Nuredin Gashit i datëlindjes 17 dhjetor 1955. Këto prona sipas kontratave me OSHE rezultojnë 14 apartamente në bregdet në zonën e Golemit dhe dy subjekteve tregtare.
Prej vitesh Nurdein Gashi pranë zyrës së sigurimeve shoqërore figuron si papunë ndërsa në tatime ka pasur një aktivitet prej 3 vitesh 2003-2006 por sot e ka të mbyllur.
Këto janë disa nga faktet e raportuara në alpenews. PROVAT
Më poshtë keni të 16 kontratat që janë lidhur në emër të shtetasit Nuredin Gashi, i cili është babai i zonjës Rovena Gashi. Tashmë këto prova janë të administruara edhe zyrtarisht nga ana e organeve kopetente.
Gjurmët e 14 kontratave të apartamenteve në plazh të çojnë tek shoqëria “Balkans Investment Group” me qendër në Rrashbull të Durrësit që është edhe vendi i origjinës së zonjës Gashi. Administrator i kësaj shoqërie figuron të jetë Fatjon Ushina, i cili është bashkëshorti i Emës, motrës së zonjës Gashi.
Njëra nga kontratat e Nuredin Gashit i është dhënë në përdorim Susan Schiatti administratores së shoqërisë “Lovers Albania” që operon në zonën e Shkozetit, në Lagjen 14 në Durrës. Ndërsa gjurmët e kontratës së fundit të çojnë tek shoqëria “AL 2003 sh.p.k” në Lagjen 14 pranë hyrjes së autostradës Durrës- Tiranë.
d.c./shqiptarja.com










