Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e bahçallekut, në hyrje të qytetit, ku një 25-vjeçare, me inicialet D.J drejtuese e nje automjeti tip Mercedes C-Class ka goditur një të moshuar.
Viktima Ejll Gjergji, rreth 60-vjeç, po udhëtonte me biçikletë në momentin kur është goditur në mënyrë fatale nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërkohë që hetimet për verifikimin e dinamikës së ngjarjes vijojnë.
Viktima në vendin e ngjarjes
Informacion Paraprak
/Shqiptarja.comMë datë 24.04.2018, ora 15:05, ka ardhur një telefonatë ne sallën e komandimit se në aksin rrugor Shkodër – Tiranë, në lagjen Baçellek, ka ndodhur një aksident.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se automjeti tip Benz, me targa AA733RA, me drejtuese shtetasen D. J. 25 vjeçe, banuese nw Shkodër, ka përplasur shtetasin E. Gj. rreth 60 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe wshtw dërguar nw Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.
Drejtuesja e mjetit u shoqwrua në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë Shkodër
Komente
