Vetëm 1 viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 7 raste të reja me COVID-19

Vetëm 1 viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 7 raste të reja me COVID-19

Foto ilustruese

KOSOVË- Në 24 orët e fundit është shënuar 1 viktimë nga COVID-19 ndërsa nga 2.117 testime të kryera janë regjistruar 7 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 103 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 104,894.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.578, ndërkohë që ai i viktimave është 2.250 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, raste aktive në të gjithë vendin janë 434 në krahasim me ditën e djeshme që ishin 627.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 1.907 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 98.277 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale