Veza e kuqe e Pashkës, historia dhe simbolika e saj

Veza e kuqe e Pashkës, historia dhe simbolika e saj

Vezët e kuqe të Pashkës

Festa e Pashkëve cilësohet ndryshe nga besimtarët e saj si ”Festa e festëve dhe mbreti i të gjitha ditëve”. Kjo festë simbolizohet nga Veza e kuqe dhe Buka e Pashkës.

Të gjithë jemi mësuar që festën e Pashkëve ta lidhim me vezët e kuqe. Por si lindi kjo traditë dhe pse veza lidhet me vetë konceptin e Pashkëve?

Bazuar që nga traditat më të lashta të shumë popujve veza është simboli i fillimit  dhe burimit të jetës. Sipas miteve të ndryshme egjiptiane, indiane, babilonase, greke dhe kineze prej vezës lind dhe zhvillohet gjithësia. Sipas kulturës bullgare, ka mjaft përfytyrime se dielli përcaktohet si një vezë hyjnore.

Në besimet dhe gojëdhënat popullore, veza posedon një forcë magjike. Por simbolikën më të njohur e merr ajo që cilësohet si Veza e Pashkëve, e cila prish magjinë e keqe. Në ditën e së Enjtes së Madhe më e madhja e familjes ngjyros vezët. Para ngjyrosjes, gruaja e shtëpisë ndez një qiri dhe bën kryq me fjalët: Dhëntë Zoti, mot përsëri të presim vezën e kuqe! Veç  vezës, është edhe Buka e Pashkës e cila gatuhet dhe hahet në këtë festë. Në mes së Bukës së Pashkës vendoset një vezë e kuqe , e cila simbolizon ëmbëlsinë dhe lumturinë, gjendur edhe në fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë