Veza, tableta multivitamine natyrale

Veza, tableta multivitamine natyrale
Veza bën pjesë në listën e 10 super-ushqimeve dhe jo pa arsye! Pavarsisht përmasave të saj ( përveç vezës së strucit) ajo përmban një sasi të madhë substancash ushqyese themelore për shëndetin tonë. E verdha e vezës, por edhe e bardha esaj përmbajnë një sasi të madhe proteinash dhe kolinë duke u përdorur gjerësisht në recetat e gatimit. Për shkak të përmbajtjes në sasi të mëdha të proteinave, Departamenti i Agrikulturës së Shteteve të Bashkuara i fut vezët në kategorinë e mishit në piramidën ushqimore. Pavarsisht të mirave ushqimore që ka veza, këto mund të prishen dhe të japin efekt të kundërt nëse ajo nuk është ruajtur në kushte të mira (në temperaturë të ulët), nëse pula nuk është e vaksinuar si dhe nëse dikush ka alergji prej saj. Por cilat janë përfitimet nga konsumimi i vezës?

1. Përmirëson përqëndrimin
Ushqyerja e mirë ndikon drejpërdrejtë në aftësinë e fëmijës suaj për të mësuar. Kërkimet kanë treguar se konsumi i një mëngjesi të mirë dhe të ekuilibruar përmirëson përqëndrimin dhe vëmendjen e fëmijës, aftësitë e tij në matematikë dhe rezultatet në provime. Nisja e ditës me një mëngjes të shëndetshëm që përfshin dhe vezët, i jep organizmit tuaj dhe të familjes suaj pikërisht vaktin e balancuar. Kjo sepse pothuajse të gjithë substancat ushqyese themelore që i duhen trupit tuaj gjendet te veza. Veza është e mbushur me 14 ushqyes themelorë dhe vetëm 5 gram yndyrë e 70 kalori.

2. Shije
Veza ka shije shumë të mirë , por nëse nuk ju pëlqen, ka një mijë mënyra për ta futur në receta gatimi dhe ti përshtaten shijeve të secilit.

3. Menaxhim i peshës
Proteina që ndodhet në vezë mund tju ndihmojë të bini në peshë, duke i kontrolluar vlerat me të cilat trupi juaj thith kaloritë. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se një mëngjes me bazë veze ka të njejtat kalori si një mëngjes me bazë gjevreku. Ata që hanin vezë në mëngjes, konsumonin 163 kalori më pak në drekë, kishin më pak uri dhe në harkun kohor të 24- orëve, konsumonin 418 kalori më pak. Kur mundoheni të menaxhoni peshën tuaj, zgjidhni ushqimin që ju jep maksimumin e vlerave ushqyese për minimumin e kalorive. Veza është e rëndësishme për ata që po mundohen të bien në peshë sepse ka 14 substanca themelore ushqyese dhe përmban vetëm 70 kalori.

4. Zhvillon trurin
Veza i jep energji trurit. Kolina, substancë që gjendet tek e verdha e vezës, nxit zhvillimin dhe funksionin e trurit. Kolina njihet si një nga ushqyesit themelorë të organizmit tonë, por nuk prodhohet dot nga trupi ynë në sasitë e duhura, është e nevojshme marrja e saj nëpërmjet ushqimit. Mjaftojnë dy vezë për të marrë sasinë e nevojshme ditore të kolinës për organizmin tonë.

5. Mbron sytë
Vezët ndihmojnë për të mbajtur sytë të shëndetshëm. Luteina dhe zeaksantina që ndodhen në të, i mbrojnë sytë nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë dhe dielli. Këta dy antioksidantë mbrojnë nga degjenerimi i makulës për shkak të moshës ( shkaku kryesor që çon në rënie ose verbim në njerëy mbi 65 vjeç) sidhe ul rrezikun për kataraktë.

6. Energji që zgjat
Futja e vezëve në vaktet tuaja, ndihmon në furnizimin me energji dhe ngopjen tuaj duke evituar kështu urinë dhe ngrënien pa orar. Proteina është substance më ngopëse dhe kontrollon vlerën me të cilën trupi thith kaloritë. Një vezë përmban 6gram të proteinës më cilësore dhe ndodhet si tek e bardha edhe tek e verdha, por që të përfitoni plotësisht duhet ti konsumoni të dyja.
Veza është një nga ushqimet e pakta që kanë proteina komplete. Një proteinë komplete i ka të nënta aminoacidet themelore ( esenciale) që trupi juaj nuk i prodhon dot. Aminoacidet quhen ndryshe tullat ndërtuese të trupit sepse formojnë proteinat dhe rrjedhimisht janë jetësore për trupin dhe shëndetin e tij. Përveç energjisë (kalorive) që i japin trupit, protein është themelore për ndërtimin dhe riparimin (korrigjimin) e indeve të dëmtuara sidhe mbajtjen e trupit të fortë dhe të shëndetshëm. Muskujt, organet, lëkura, flokët, madje dhe antitrupat, enzimat, hormone janë të gjitha të përbëra nga proteinat. Ato gjithashtu ndihmojnë në luftimin e infeksioneve, mbajtjen e ekuilibrit të lëngjeve sidhe ruajtjen e metabolizmit.

7. Multivitaminë
Ka vetëm 70 kalori dhe plot 14 ushqyes esencialë dhe përveç kësaj, konsumi i vezës është si të merrni një tabletë multivitaminike natyrale.

8. Praktike
Vezët janë lëndë e parë në shumë shtëpi. Me vezët në frigorifer gjithmonë mund të sajohet një vakt i shpejtë, i shijshëm dhe i ushqyeshëm. Kombinojini vezët me ushqime të tjera që mund tju kenë ngelur nga vakti paraardhës, pak kreativitet dhe mund të bëni omleta, frittata etj. Fatmirësisht, natyra na i ka dhënë vezët në porcione të gatshme, secila në zhguallin e vet.

9. Freski
Freskia e ushqimit që konsumoni është shumë e rëndësishme dhe për vezët në veçanti. Vezët pasi mblidhen në fermë, lahen, maten, paketohen dhe shpërndahen nëpër dyqane. Kjo procedurë merr rreth 3-7 ditë. Vezët janë nga të paktat burime të proteinave që mund të mbahen në frigorifer për 4-5 javë dhe të mos prishen. Data e skadencës që shkruhet mbi paketim tregon periudhën më të mirë që mund të konsumohen duke i ruajtur vlerat ushqyese në nivelin A. Për ti ruajtur mirë, vendosini në frigorifer bashkë me kartonin e tyre paketues.

10. Ekonomike
Duke konsideruar faktin që janë shumë të ushqyeshme, të shijshme, praktike, lehtësisht të gatueshme , kostoja duhet të ishte e lartë, por nuk është kështu. Ndërkohë që gatime me bazë veze të blear mund të kushtojë shumë, një paketim standart ka kosto me të ulët dhe shpesh cilësi më të mirë.

(Shkrimi u publikua ne suplementin ALMEDICUS te Shqiptarja.com)
sg/shq

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt