1608392881_precisionarja.jpg

Ky insekt krijon një mbështjellje të dëmshme në degët e pishave, që çon deri në tharje të plotë të pemës. Pamjet tregojnë qartë dëmin e madh që ka shkaktuar në pyjet halorë të Krujës.

"Zonat e Mbrojtura të Qafështamës,përfshirë dhe Rrushkun e Durrësit rreth 2800 hektar shkon.  Po i dëmton drurët pyjorë, ul gjendjen e tyre vegjetative në raste të veçante dhe deri në tharje të plotë", shprehet Muharrem Loka, inxhinier pyjesh.

Dy janë mënyrat për të luftuar sëmundjen e pishave. Ndërhyrja në terren, duke prere degët e thara ose dezinfektimi masiv nga ajri.

 “Në praktikën tonë është zbatuar historikisht dhe në bregdet gjithmonë edhe në zonë e Qafështamës luftimi mekanik, heqja e qeskave mbasi ato janë formuar, bëhet pasi ato janë formuar, pas muajit nëntor-dhjetor në stinën dimërore", vijon Loka.

Asnjëra prej tyre nuk kryhet prej vitesh, ndaj pishat e reja po thahen njëra pas tjetrës në zonën e Mbrojtur të Qafështamës. Insektet madje mund ti hasësh lehtësisht edhe në anësoret e rrugës së parkut kombëtar. Jashtë kamerave specialistët e Zonave të Mbrojtura thanë se nuk kanë fonde për të luftuar procesionaren.