Tonelata me vaj ulliri kanë mbetur në magazinat e fermerëve dhe në fabrikat e zonës së Kurjanit në Roskovec për shkak të mungesës së tregut. Fermerët thonë se si asnjëherë më parë vaji u ka mbetur stok. Superprodhimi na la vajin pa shitur thonë ata teksa pohojnë se me cmimin e ofruar nga tregtarët, 400 lek për litër, nuk mbulojnë dot as shpenzimet. Në këtë zonë operojnë 5 fabrika të përpunimit të ullirit të cilat qendrojnë në pritje të ndonjë ofertë nga kompani të huaja.
Banorët e Kurjanit në Roskovec e kanë të bazuar ekonominë familjare te kultivimi i ullirit, por mungesa e tregut dhe luhatjet e cmimit i kanë vënë në vështirësi të mędha jo vetëm për sigurimin e të ardhurave për familjet e tyre, por edhe për shërbimet që duhet të kryejnë në kulturën e ullirit.
“Vetëm në këtë fabrikë janë 20 ton vaj pa shitur. Llogarit që janë 5 fabrika në gjithë zonën. Po kështu kanë sasi vaji dhe fermerët nëpër banesat e tyre. Vjet e kanë marrë kompanitë italiane por sivjet nuk kanë ardhur. Eshtë bllokuar tregtia me jashtë por nuk e dimë arsyen”, tha një pronar fabrike.
“Na ka mbetur ulliri pa bërë shërbimet, ne jemi bllokuar s’kemi para për punët e bujqësisë”, tha një fermer.
“Unë kam 16 kuintal vaj pa shitur. Jam mbytur në borxhe”, tha një tjeter fermer, duke shtuar se “shteti duhet të na ndihmojë për grumbullimin e vajit”.
Sakaq, në Panaja të Vlorës fermerët merren me prodhimin e verës dhe rakisë. Ndër vite, ky fshat ka qenë i njohur për cilësinë e lartë të produkteve, por mungesa e tregut dhe çmimet e ulëta kanë bërë që banorët të heqin dorë nga vreshtat. Sipas tyre çmimi i rakise dhe veres eshte shume i ulet dhe nuk ka treg.
“Rreth 70 për qind e fshatit nuk e shet dot rakinë. Sot është me 400 lek për litër por s'ka treg. Unë kam 3 ton vere e raki, nuk shitet se nuk ka njerëz, s’ka kush e blen”, thanë fermerët.
Kur prodhimi mbetet stok dhe nuk siguron të ardhura të qëndrueshme, një nga mundësitë për t’i ndihmuar do të ishte krijimi i një tregu për produktet e tyre, qoftë përmes mbështetjes shtetërore apo ndërmjetësit me eksportuesit.
-
A do rqki të sakt me 500 lek hajde në munushtir skrapar
Përgjigju -
Shoket fshatar me sheqer e pine dhe vete rakine jo me per ta shitur Nuk ka ne fshat raki pa sheqer dhe vaj ulliri pa perzier. Prandaj stoqe u ngelet nga cilesis jo nga cmimi
Përgjigju-
Fiks
-
-
Epo fshataret tane duan ta cojne njehere vajin te Katoi! Qe t'ju kihet, dmth te bejne pak hile. Se duan qe me 50 rrenje ullinje te hane gjithe vitin!
Përgjigju -
Normal që do bllokohej exporti se ato filmime me vaj industrie për vaj ulliri që u kapën i dini për budallenj Italianët ju mashtrimin ato e kanë në gjak.
Përgjigju










Komente
Komento