Vëzhgimi i Report Tv/ Asmatikët në mëshirë të fatit, në farmaci s'ka ventolinë, ilaçi që liron rrugët e frymëmarrjes! Fondi i Sigurimit: Vjen për 2 muaj

Të gjithë personat që vuajnë nga astma nuk gjejnë dot në farmaci, medikamentin që u lehëson frymëmarrjen në raste krizash. Report TV përmes një vëzhgimi i ka zbuluar se Ventolina, (salbutamol), që është një trajtim administrohet në formë thithjeje dhe merret përmes pompës mungon prej muajsh në farmaci.

Farmacia 1

Report TV: A e keni këtë Ventolinë (salbutamol)?

Farmacistja: Jo, jo! Ka qenë mungesë. U bë goxha kohë mungesë. Kush e ka pasur e ka shitur.

Report tv: Po pse është në mungesë, dihet gjë?

Farmacistja: Unë nuk kam për momentin. Nëse e do me pika, Ventolinë nuk ka, mund të marrësh diçka tjetër, nëse do me pompë mund të marrësh një firmë tjetër që është prapë Salbutamol, por unë nuk e kam.

Farmacia 2 

Gazetari: Ventolinë (Salbutamol)?

Farmacistja: Është mungesë, vetëm nëse gjen ndonjë farmaci, butoastma është një variant, sepse Ventolinë nuk ka është mungesë tregu. Vetëm nëse gjen këtë është rastësi, varet ku e porosisin.

Gazetari: Edhe kjo është e rrallë për t’u gjendur?

Farmacistja: Po është pak vështirë.

Gazetari: Kjo ventolinë nuk gjendet fare?

Farmacistja: Jo, vështirë shumë.

Gazetari: Ka shumë kohë?

Farmacistja: Po.

Gazetari: Po pse?

Farmacistja: Varet, ato problematikat e depove.

Farmacia 3

Gazetari: Keni Ventolinë Salbutamol?

Farmacisti: Jo është mungesë!

Edhe burime nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Urdhëri i Farmacistëve, konfirmojnë mungesën e Ventolinës.

Por më shqetësuesja, nga informacionet e marra nga Fondi i sigurimit është se edhe për dy muaj, pacientët astmatikë nuk do ta kenë, Ventolinën në formë pompe, e cila në raste normale ju këshillohet që ta mbajnë me vete, pasi është ende në fazë prodhimi në Gjermani. Megjithatë nuk ka asnjë informacion dhe shpjegim se përse mungon.

“Për dy muaj mund të vije. Në fazë prodhimi në Gjermani. Është problem, por ju kanë dhënë ilaçe të tjera për ti lehtësuar”, thanë nga Fondi i Sigurimit.

Në këtë situatë për të mbajtur nën kontroll shëndetin, burimet konfirmojnë se astmatikëve ju këshillohet një lloj tjetër Ventoline në formë flakoni që nuk jep efektin e menjëhershëm, por edhe ky gjendet me vështirësi.

Në mungesë të medikamenteve bazë për astmatikët, jeta e së cilëve është në rrezik në rast se rrugët e frymëmarrjes mund të ju bllokohen nga një komplikacion, mjekët po e zëvendësojnë me barna alternative që përdoren për sëmundje të tjera.

Ilaçi është e përfshirë në listën e barnave të rimbursushme nga shteti.Sipas ligjit për shërbimin farmaceutik, mungesa e barnave të detyrueshme, siç është Ventolina për astmatikët, në farmaci dhe agjencitë farmaceutike, dënohet 50 mijë lekë gjobë. 

Ventolina përdoret edhe për trajtimin e disa patologjive të sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike, si dhe për të parandaluar bronkospazmë e shkaktuar nga ushtrimet fizike.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh