Pavarësisht se prej një viti ka hyrë në fuqi ligji për masat shtesë të sigurisë publike, një pjesë e shkollave në vend nuk janë të pajisura me kamera sigurie.
Nga një vëzhgim i Report TV në disa prej shkollave të Tiranës, është vërejtur se në ambientet e jashtme nuk ka asnjë kamera, që shpesh bëhen problem për Policinë për zbardhjen e ngjarjeve.
Në shkollat 9-vjeçare “1-maji” dhe “4 dëshmorët” në Tiranë nuk ekzistojnë kamerat e sigurisë.
Mungesa e kamerave bën që policia të mos zbardh rastet e konflikteve në shkolla, apo futjen e drogës në ambientet e mësimit.
Situata në shkollat e mesme paraqitet ndryshe. Në gjimnazet “Ismail Qemali” dhe “Partizani” në kryeqytet, ka kamera sigurie, por drejtuesit e këtyre shkollave thanë për Report TV se një pjesë e tyre nuk punojnë për shkak të mos mirëmbajtjes.
Ligji për “Masat shtesë të Sigurisë publike” i detyron të gjitha shkollat që të pajisen me kamera. Kjo për faktin se në shumë raste të rinjtë futin thika në ambientet e mësimit, por ka ndodhur që të marrin edhe pistoleta me vete.
“Detyrohen të pajisjen me kamera subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, si: shkolla, kënde lojërash dhe që vlerësohen nga Policia e Shtetit si burim rreziku i shtuar”,- thuhet në nenin 4 të këtij ligji, I cili ka hyrë në fuqi në muajin shtator të 2016-së.
Gjithashtu në dyert e secilës shkollë mungojnë edhe detektorët. Kjo bën që nxënësit të kenë mundësi të futin thika apo armë të tjera në ambientet e mësimit, pa u shqetësuar nga askush.
Policia e Shtetit gjatë muajit shtator ka shtuar kontrollet në shkolla, por përsëri mbetet problem mungesa e kamerave të sigurisë dhe detektorët.

(Ligji për “Masat shtesë të Sigurisë publike”)
[gallery]23920[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO