Vëzhgimi i Report Tv! Te ‘Dollari’ në Tiranë shiten numra telefoni me emra fiktivë! Dyshohet se i përdor krimi! Tregtari: Policët na marrin e na lirojnë (VIDEO)

Shitja e pa autorizuar e kartave SIM, e konsideruar vepër penale që prej vitit 2014 për shkak të rrezikshmërisë që paraqet, ndodh ditën për diell në qendër të Tiranës.

“Janë në emër të tjetërkujt ato o shok, do i përdorësh në ndonjë telefon të thjeshtë. Vodafone është 30 mijë lekë (të vjetra), ke dhe numër anglez, po numrat anglezë nuk bëjnë për të folur, vetëm për Whatsapp. Bën 25 mijë lekë (të vjetra). Kam dhe AMC me ofertë”.

Vëzhgimi i Report TV, dokumentoi se numrat telefonikë, jo vetëm të kompanive shqiptare por edhe të huaja, të cilët i gjen lehtësisht në zonën para Bankës së Shqipërisë të njohur si “dollari”, janë të regjistruar në emër të personave të tjerë dhe të aktivizuar, gati për përdorim. Edhe vetë tregtarët janë të vetëdijshëm për qëllimin pse përdoret “malli” që shesin.

“Punë nuk të hapet nëse e përdor në telefon të thjeshtë se ti do flasësh dhe pastaj do e hedhësh numrin. Po ç’a siklet? Siklet është sa të bësh “alo-” e parë dhe pastaj hapet vetë rruga. Janë duke i përdorur njerëzit për gjëra më të mëdha, e jo më për fjalë goje”.

Pak metra larg, një tjetër tregtar në moshë të thyer, na jep çmime më të lira, madje na siguron që s’do të kemi probleme, pasi ata i blejnë nga persona të tjerë.

Biseda me tregtarin 2
Gazetari: Sa është Vodafone?
Tregtari:
18 mijë lekë.
Gazetari: Po numër të huaj ke?
Tregtari
: Anglez!
Gazetari: Sa e ke anglezin?
Tregtari:
10 mijë lekë të vjetra. Çfarë problemi të hapet ty, ne i beljmë nga tjetri...

Shitësit e kartave SIM duket se janë të vetëdijshëm për shkeljen ligjore që kryejnë, madje thonë se shpesh janë përballur edhe me policë.

Tregtari: Po vijnë, na marrin, na lëshojnë, kështu është kjo punë, po edhe ne për bukë kemi dalë

Neni 293/d i kodit penal, i shtuar në vitin 2014, parashikon se “shkelja e rregullave të caktuara për shpërndarjen, shitjen dhe pajisjen me produkte/karta SIM përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në gjashtë muaj”.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karremi: 16/10/2023 08:12

    Ai vend ka aq shume spiuna sa nuk ua merr mendja! Te gjithe ato numra qe shiten aty jane te hedhura ne treg per tu pergjuar, i di shik te gjithe ato numra.

    Përgjigju
  • Drini: 15/10/2023 17:18

    Thua do frymezohet sindikata e avokateve nga ky artikulli per te rrezuar bisedat e klienteve neper aplikacione? Se ka edhe kshu padrejtesie... Te kapin duke porositur te vrasesh robt edhe thua ma kane shitur nr e celularit ne treg te zi nuk kam qene une

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh