Vëzhgimi/ Rrugëtim në 28 kilometrat që rrethojnë kryeqytetin, ende punime në hyrje-dalje te Unaza e Madhe e Tiranës! Dorëzohet në mars

Prej 30 dhjetorit, Unaza e Madhe e kryeqytetit plotësisht e aksesueshme për qarkullimin e automjeteve. Nga ish-sheshi “Shqiponja” deri pranë rrethrrotullimit të Shkozës, unaza veriore tashmë ka përfunduar në rreth 95% të saj, teksa deri në muajin mars pritet të jetë plotësisht e mbaruar.

Përfundimi i Unazës së Madhe do të ndikojë ndjeshëm në trafikuan  e Tiranës. 28 kilometrat që rrethojnë të gjithë kryeqytetin do të bëjë që të gjithë banorët, por edhe ata që vizitojnë Tiranën apo kalojnë për të shkuar nga veriu në jug dhe anasjelltas ta kenë udhëtimin më lehtë.

Unaza e Madhe shpërndan mjetet në lagjet periferike, të cilat pritet të ketë zhvillim edhe më të madh. Në pjesën e veriore, lidhja bëhet me Rrugën e Arbrit, në jug me autostradën e Elbasanit dhe në pjesën perëndimore përmes autostradës Tiranë-Durrës me gjithë veriun e jugun. Unaza e Mesme dhe Unaza e Vogël e kryeqytetit  janë dy mundësi të tjera që ndihmojnë dyndjen e makinave nëpër lagje. Kombinimi i të trejave synon në vijim të zbus radhët e gjata të pritjes në trafik.

Në këtë udhëtim të parë në unazën veriore pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës nisemi nga ish-sheshi Shqiponja për tek rrethrrotullimi i Shkozës në gjatësi 8.5 km. Teksa vijojmë drejt Paskuqanit vërejmë tabelat që sinjalizojnë se duhet të kemi kujdes pasi në segmente të caktuara kryhen ende punime. Mjetet e rënda janë të vendosura në hyrjet dhe daljet për në rrugët dytësore në zonat e banuara.

Shpejtësia e lejuar është ë km/h, por në tabelat e vendosura në disa pjesë të të rrugës sugjerojnë 80 km ose më pak.

Ura mbi lumin “Tirana”, me gjatësi 280 metra, është e para që shfaqet si vepra më e gjatë e këtij projekti dhe pasohet me të tjera ura, mbikalime dhe rrethrrotullime. Në tërësi janë 2 ura, e dyta me gjatësi 130 metra, 4 kryqëzime në disnivel dhe 1 viadukt me 420 metra.

Deri në fund të destinacionit tek rrethrrotullimi i Shkozës, i gjatë 8.5 kilometra, i cili u nda në 7 lote të ndryshme për t’u ndërtuar, udhëtimi zgjat rreth 10 minuta, duke respektuar shpejtësinë maksimale të lejuar, ë km në orë.

Banorët e kryeqytetit dhe jo vetëm, të cilët duan të udhëtojnë jashtë Tiranës tashmë nuk kanë nevojë për të hyrë në drejtim të qendrës nëse janë në zonën e Freskut dhe në lagjet ngjitur, por përmes Unazës së Madhe mund të kalojnë shumë shpejt në drejtim të ish-sheshit “Shqiponja” dhe më pas të nisin destinacionet e tyre në drejtim të veriut apo jugut të vendit.

Unaza e cila qarkon Tiranën pasi bashkohet me segmentet e tjera atë të Farkës deri tek Rrethrrotullimi i TEG dhe më pas në drejt Astirit për të ardhur serish tek ish-sheshi shqiponja pritet t’i japë frymë trafikut në kryeqytet, por shqetësuese mbeten hyrjet daljet nga unaza drejt lagjeve të cilat ende nuk kanë përfunduar sikurse është zona e Freskut e cila ende nuk ka akses për t’u lidhur me unazën.

Nga disa vepra arti të ndërtuara mbi unazën veriore të kryeqytetit, njëra prej tyre akoma nuk është e aksesueshme 100%. Bëhet fjalë për rrethrrotullimin apo mbikalimin e Freskut, tek i cili akoma punohet dhe ata që udhëtojnë nga Shkoza te ish-sheshi “Shqiponja”, e kanë të pamundur akoma për të dalë në drejtim të lagjeve të tyre.

Nuk mungojnë edhe qytetarët që rrezikojnë edhe jetën e tyre duke thyer rregullat si ky qytetar që ka zgjedhur të “inauguroj” Unazën e Madhe duke lëvizur me biçikletë.

Unaza Veriore është e pajisur me 3 korsi në të dy anët, 2 për qarkullim dhe një e tretë për emergjencat. Sipas Kodit Rrugor, brenda saj, për shkak se është rrugë kryesore urbane nuk lejohet ndërtimi i korsive të biçikletave brenda saj, por ndërtimi i tyre do të bëhet në rrugët dytësore, njëlloj si në pjesën jug-perëndimore që korrespondon me zonën e Selitës, te të cilat puna vijon.

Një tjetër kantier i hapur ku vijon të punohet është pranë ish-sheshit “Shqiponja’, në rrugët dytësore, tek të cilat për momentin dallohet një kaos i madh.

Të gjitha mjetet që vijnë nga rruga “Dritan Hoxha” dhe marrin kthesën djathtas për në Laprakë, përballen me makina që vijnë kundërvajtje në drejtim të tyre. Nga vëzhgimi i kamerës së Report Tv, tabelat janë të rregullta në vijimësi të këtij drejtimi, por të gjitha makinat që vijnë nga rruga “Gjergj Legisi” nuk kanë mundësi kalimi drejt ish-sheshit “Shqiponja” deri tani. Në mars të këtij viti, kur rruga të dorëzohet e përfunduar kompania kontraktore “Salillari’ ka detyrimin të ketë përfunduar me standardet e rrugës, tabelat, sinjalistikën, aksesin në hyrje-dalje, rampat për të rrugët dytësore që lidhen me unazën, korsitë e biçikletave aksesin për këmbësorë. Është Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës më pas qe vlerëson standardin e përfundimit të saj.

Unaza e Madhe e Tiranës ka gjatësi totale prej rreth 28 kilometrash dhe ndërtimi i saj ka kushtuar rreth 290 milionë euro për t’u lidhur në mënyrë të plotë.

K.T./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkoder: 06/01/2025 02:08

    Duket se jeni me Veliajn se po mundoheni t’i bëni opozitë Ministrisë së Transportit. :))))))))))

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në rajonin e Tibetit, të paktën 53 të vdekur

Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në rajonin e Tibetit, të paktën 53 të vdekur