Vëzhgimi/ 8 orë kohë për pazaret, qytetarët dynden në tregje e markete, i shpërndan ushtria e policia (VIDEO)

TIRANË- Qytetarët nuk janë ende të ndërgjegjësuar se DUHET të respektojnë distancën nga njëri-tjetri. Një gjë e tillë është vënë re gjatë vëzhgimit të kamerës së Report Tv.

Pamje vërtetë të frikshme vijnë nga Vlora dhe Fieri, ku qytetarët janë ngjitur me njëri-tjetrin duke bërë pazar pa asnjë masë mbrojtëse, e aq më tepër ruajtja e distancës 1 m. E njëjta panoramë është parë edhe në qytetin e Lushnje, si edhe në Tiranë, ku duket si një ditë normale dhe jo në një kohë kur vendi është pushtuar nga koronavirusit. Ruajtja e distancës është një nga masat kryesore që çon në shkëputjen e zinxhir të infeksionit dhe duhet respektuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pikërisht për të shmangur një gjë të tillë, kryeministri Edi Rama zgjati afatin e qarkullimit të njerëzve deri në 13:00, por pavarësisht kësaj ndërgjegjësimi i njerëzve mbetet zero.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Situata e karantinës/Shkodra vazhdon avazin

Populli shkodran vazhdon të mos kuptojë masat e marra dhe në pikun e daljes mbushen eeugët dhe qytetet. Qytetarët nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse. 

Ora 12:43
Dita 8 e 'shtet-rrethimit', Tirana sot në orarin e 'lirisë' (FOTO)
Ora 12:25
As në Korçë nuk ruhet distanca nga njëri-tjetri

Edhe pse Korça ishte ndër të parat qytete që shfaqi ndërgjegjësim total, përgjatë dy ditëve të fundit situata ka ndryshuar. Problematikë mbeten oraret kur lejohet lëvizja e qytetarëve. Një pjese dalin për plotësimin e nevojave bazike, por nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse, por ka dhe nga ata që shëtisin e mblidhen grumbuj. Sot situata është më e qetë krahasuar me pasditen e djeshme, por duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm që duhet të ruajnë distancë.

Ora 12:23
Kukësi asnjë të prekur me koronavirus, por të gjithë të ndërgjegjësuar për të qëndruar në shtëpi

Në Kukës nuk ka asnjë të infektuar, por kjo nuk ka ndikuar tëk qytetarët e Kukësit, të cilët janë ndërgjegjësuar që duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rrugët janë bosh dhe ndryshe nga sa është parë në qytetet e tjera, nuk ka pasur një dyndje në tregje apo markete.

Ora 12:04
Grumbullime masive tek tregu në Kombinat, ushtria dhe policia shpërndajnë qytetarët

Duke marrë parasysh se si rregullat mbrojtës u thyen e të dyja këmbët nga qytetarët që u dyndën nëpër tregje duke mos respektuar distancën, ka bërë që ushtria dhe policia të dalin në terren për të shpërndarë qytetarët. Një situatë e tillë u paraqit Live në Report Tv, teksa efektivë të ushtrisë dhe të forcave të rendit ndërhynë në tregun e fruta-perimeve në zonën e Kombinatit në Tiranë për të shpërndarë qytetarët që ishin pa masa mbrojtëse, por mbi të gjitha ngjitur me njëri-tjetrin në grumbullime masive.

"Nëse nuk do ishte policia dhe ushtria nuk do kishte filluar shpërndarja", tha një tregtar i pyetur nga Report Tv.

Ora 11:36
Lezhjanët mbushin tregjet: Do blejmë ushqime dhe ilaçe se nesër mbyllen të gjitha

Fluksi i qytetarëve sot në tregjet e fruta-perimeve nuk është parë ndonjëherë as nga vetë tregtarët. Të pyetur nga Report Tv, qytetarët lezhjanë thonë se kanë dalë për pazare pasi ditën e nesërme, të dielën do të jetë mbyllur gjithçka dhe nuk kanë ku të blejnë ushqime.

Në pikat ushqimore, të fruta-perimeve dhe furrat e bukës ka fluks të lartë njerëzish të cilët prisnin në radhe për tu furnizuar.

Në shumicën e rasteve qytetarët qëndrojnë ngjitur me njëri-tjetrin, duke mos respektuar rregullat për t'u mbrojtur nga coronavirusi. Lezhjanët thonë se nevoja për t'u furnizuar me ushqime dhe ilaçe i ka detyruar të dalin nga banesat.

Ora 11:29
Masat ndaj COVID-19/ Ditë vere në Durrës? Qytetarët 'dyndin' tregjet, shëtitje buzë detit

Pas orëve të mëngjesit të cilat ishin të qeta, rreth orës 11:00 qytetarët durrsakë janë 'dyndur' në treg për të bërë pazare pa asnjë lloj mbajtjeje distance.  Një neglizhencë vihet re edhe në bregun e detit. Teksa apeli i të gjitha autoriteteve shnëndetësore është për të qëndruar në shtëpi, qytetarët duket sikur kanë vendosur një kompromis midis vetes dhe virusit për të dalë dhe shëtitur buzë detit. Askush nuk ka  një maskë dhe askush nuk shëtit i vetëm, por të shoqëruar në 2 ose më shumë persona.

Ora 10:47
Nga ora 13:00 e ditës së sotme deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës ndalohet lëvizja e makinave dhe qytetarëve

Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19: Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Përjashtohen nga ky rregull bëjnë mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive  për shërbime të ndryshme  dhe shërbimet në banesë (delivery).

Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.  Pra jane te shfuqizuara vetem per kete periudhe kohore.

"Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato", thuhet në një njoftim për mediat.

Ora 10:31
Në Gjirokastër njerëzit rrezikojnë jetën për një kafe... rrinë në radhë ngjitur me njëri-tjetrin

Gjirokastra bën "përjashtim" nga qytetet e tjera. Teksa njerëzit në këto qytete mbajnë radhë për ushqime, në Gjirokastër mbajnë radhë për kafe, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Ora 10:21
7 të infektuar në Fier, nuk i trembin qytetarët! Tregjet dhe marketet plot e përplot, pa asnjë masë mbrojtëse

7 të infektuar në qytetin e Fierit nuk i kanë trembur aspak qytetarët, të cilët vijojnë të lëvizin lirshëm sikur asgjë nuk kanë ndodhur. Tregjet dhe marketet janë plot e përplot, me qytetarë që nuk respektojnë as minimumin e rregullave, as maska, as doreza dhe mbi të gjitha nuk ruajnë as distancën.

Ora 10:12
Pamje drithëruese dhe skandaloze nga Vlora, në treg njerëzit 'si miza dheu' pa asnjë masë mbrojtëse

Një pamje drithëruese, skandaloze vjen nga tregu në Vlorë. Nuk i ngjan aspak as një dite normale, me njerëz që nuk kuptojnë se Shqipëria është prekur nga pandemia botërore dhe është shumë e rrezikuar nga koronavirusi. Njerëz që janë ngjitur me njëri-tjetri, pa maska dhe doreza, grupe-grupe, vijojnë të blejnë produkte ushqimore, të pashqetësuar aspak nga ky virus.

Ora 09:18
Më keq se një ditë normale në Lushnje, tregjet tejmbushen me qytetarë!

Një pamje të shëmtuar dhe mjaft të rrezikshme për shëndetin e gjithë shoqërisë ofroi qyteti i Lushnjes këtë mëngjes. Tregu i fruta perimeve që në orët e para të mëngjesit ishte i mbushur me njerëz, ngjitur me njëri-tjetrin në grumbullime masive, pa ruajtur distancën që të ruan nga marrja e COVID-19 nëse dikush është i infektuar.

Orarin e lejuar për të qarkulluar, qytetarët lushnjarë e kanë keqkuptuar duke tejmbushur tregjet me shumë se sa në ditët normale. Radhë të gjata ka pasur edhe për të kryer pagesat.

Ora 09:02
COVID-19/ Vëzhgimi tek '21 dhjetori'...Pse kaq vështirë që shqiptarët të kuptojnë se duhet ruajtur distanca?!

Me të shkuar ora 09:00 e mëngjesit, nisën lëvizjet e qytetarëve edhe në zonën e "21 dhjetorit" në Tiranë. Duke shfrytëzuar orarin e lejuar për të qarkulluar, këtë të shtunë, ditë kur administrata është pushim, qytetarët e kanë shfrytëzuar fundjavën si një ditë pushimi, duke dalë me fëmijët e në grupe me njëri-tjetrin.

Shumë kanë dalë për pazare, por asnjëri nuk është i vetëm, të gjithë të shoqëruar.

Edhe pse mund të nisen me idenë që janë me familjarët e tyre me të cilët qëndrojnë në shtëpi dhe nuk duhet të ruhen kur dalin, qytetarët harrojnë se më e rëndësishmja është të tregohet kujdes edhe në ecjet në rrugë e trotuar, pasi duhet ruajtur distanca prej të paktën 1.5 metër larg nga njëri-tjetrit, si një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Tek posta në kryqëzimin e "21 dhjetorit" nga një vëzhgim i Report Tv u vu re prani e shumë qytetarëve në radhë, pa ruajtur distancën dhe shumë pranë njëri-tjetrit edhe pse jo të shumtë në numër. 

1584777780_tironaa.jpg

1584777981_laposta.jpg

Ora 09:01
Më pak lëvizje të Pazari i Ri...por nuk respektojnë distancën nga njëri-tjetri

 Kohëzgjatja e afatit për qarkullimin e njerëzve deri në orën 13:00 ka dhënë efekte pozitive. Në një vëzhgim të bërë nga Report Tv me gazetarin Merin Maçi te Pazari i Ri pas orës 08:00 të mëngjesit, ka pasur më pak lëvizje se një ditë më parë, por ajo që vihet re është se njerëzit nuk kanë respektuar distancën nga njëri-tjetri.

Qytetarët kanë më shumë kohë në dispozicion për të bërë blerjet e domosdoshme, e për pasojë janë shmangur grumbullimet e mëdha në tregje, farmaci apo furrë buke, por ato pak njerëz që kanë lëvizur në këtë fashë orari nuk respektojnë një nga rregullat kryesore, distanca nga njëri-tjetrit.

Ora 08:47
Ndryshon orari i kufizimit/ Qytetarët më Durrës 'shijojnë' gjumin e mëngjesit, 'marrin kohë' për pazaret

Ndryshimi i orarit të qarkullimit të lëvizjes nga 06:00 - 10:00 në 05:00 - 13:00, duke hequr lëvizjen pasdite 16:0 - 18:00, ka bërë që qytetarët të mos të dalin në grumbullime masive për të bërë pazaret. Kështu, mëngjesi në qytetin e Durrësit, nga ora 7:30 deri në 8:00 ishte i qetë. Meqë orari i lëvizjes do jetë deri në orën 13:00 si duket qytetarët furnizimin nëpër supermarkete e kanë lënë për më vonë.

Ndërsa sa i përket aktiviteteve të tjera si në banka apo postë radhët sapo kanë filluar të vihen dhe distanca mes njëri-tjetrit respektohet deri diku. Në tregun e frutave dhe perimeve ndonëse herët qytetarët kanë filluar të bëjnë pazaret e nevojshme por sërish vihet re mungesa e masave mbrojtëse dhe ruajtja e distancës. Punonjës të policisë që qëndrojnë në hyrje të dyqaneve për të mbajtur rregullin për ndjekjen e masave mbrojtëse, distancën nga qytetari në qytetar gjatë kohës që ata bëjnë blerjet.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Brezi i djegur: 21/03/2020 18:19

    Pis milet!!

    Përgjigju
  • Emigranti: 21/03/2020 15:03

    FRIKA E RREZIMIT TE QEVERISE NGA TUBIMET E NJEREZVE KA SHTYRE RAMEN TE MARE MASA DRASTIKE ME PRETEKSIN E COVIT19 duke FUTUR USHTRI DERI ME GAZIN E LLESHIT NUK KA VIRUS QE TE SHPETOJE RAMEN

    Përgjigju
  • Bobi: 21/03/2020 12:57

    Pershkrim me vetem 2 fjale. Popull K.a.r

    Përgjigju
    • Alb: 21/03/2020 13:21

      O bobi do ha buk njerezia apo te vdesin urie se do jen tre dit pa dal ju u duhet qir ropt kush vazhdon ndjek kete politik p fashiste pse mor kurva mbyllja e kufijve ju duk e paimagjinueshme.

  • Lui: 21/03/2020 12:51

    Akoma nuk e ka kuptuar qeveria, apo shteti qe kufizimi i orareve sjell dhe perqendrim te popullsise ne dyqane e ushqimore..?! E kishit shume me mire perpara. Mjafton kufizimi pas ores 18:00. Dhe keshtu edhe ata qe do blejne ushqime nuk kane pse te dalin te gjithe njeheresh. Kurse ata qe dalin per xhiro, e kane hak gjoben dhe burgun, pa asnje medyshje!

    Përgjigju
  • Plaku: 21/03/2020 12:15

    O njerez....mos luani me jeten se shumë e shtrenjte......sepse rrini ne shtepi nuk do te thote qe te mendoni vetëm per te ngrenë....nuk jetohet per te ngrenë,por hahet per te jetuar....dhe shumë prej jush kanë nevoje te heqin dhjamin e tepert....ne fund te fundit ç'fare hani ne hale perfundon....jeta nuk kethehet per se dyti....

    Përgjigju
  • Loran shehu: 21/03/2020 11:13

    Kjo e makinave exht kot duet te lejohen makinat me maximumi dy persona siper sic e ka ter bota ne karantin vec ktu ndodhin kto gjera por shqiptaret jan si tenxherja me presion qe mban mban pastaj plas e sdo din ku do ikin pushtetaret po vazhduan kshu

    Përgjigju
  • Mirditor: 21/03/2020 10:54

    Mbas pak ditesh do ti shofim nje pjes te tyre neper spitale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë