Vëzhguesit Vendorë: Dibra,fushatë
e ngarkuar dhe me akuza politike

Vëzhguesit Vendorë: Dibra,fushatë<br />e ngarkuar dhe me akuza politike
Në përfundim të fushatës elektorale për zgjedhjet në e pjesshmë në bashkinë e Dibrës, koalicioni i vëzhguesve vendore pas monitorimit të këtij proces ka dalë në konkluzionet përkatëse.
 
Gerta Meta në një deklaratë për mediat tha se fushata ka qenë e ngarkuar me akuza politike por nuk ka pasur reagime nga institucionet zyrtare.

Përpos akuzave të shumta nga aktorët politikë nuk ka asnjë reagim prej institucioneve si prokuroria dhe policia e shtetit, ka vetëm një padi të ngritur nga një prej subjekteve, po porsa jemi vendosur në dijeni gjykohet se mbështet vetëm në indicie dhe jo fakte.Deklarimet se kandidati tjetër nuk mund të bëjë asgjë pa ardhur partia e tij në pushtet përbëjnë presion të hapur dhe cënojnë garën” tha ajo.
 
Ndërkaq thuhet se edhe në rastin kur një subjekt ka ngritur padi këtë e ka bërë vetëm duke u mbështetur në indicie dhe jo në fakte.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendore bën rekomandimet përkatëse për respektimin e ligjit nga partitë politike dhe institucionet që merren me administrimin e procesit zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në Dibër.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron