Durrësi është gati për të mirëpritur turistët dhe pushuesit këtë sezon veror. Janë vendosur çadra e shezlong si dhe është pastruar gjithë hapësira e rërës.
Në një kohë kur kullat e vrojtimit nuk mungojne pranë bizneseve private dhe teksa është konfirmuar pajisja me vrojtues, ajo që kemi vënë re, është që vrojtuesit nuk ndodhen në kullat përkatëse.
Report Tv kreu një vëzhgim në vijën bregdetare dhe u njoh me shqetësimet e tyre. Çmimet kanë pësuar rritje si për produktet ushqimore në markete ashtu dhe në hoteleri. Konkretisht, dhomat në hotele kushtojnë 20 euro më shumë se vitin e kaluar.
“Qendroj në hotel, në të njëjtën dhomë! Vjet e kisha me 50 euro/nata ndërsa sivjet me 70 euro/nata”, tha një pushues nga Kosova.
Ndarja e parcelave në raportin 30% palzhe publike dhe 70% private, duket se nuk është e mjaftueshme për pushuesit në plazhin e Durrësit.
Në një vëzhgim që kryem në vijën bregdetare, pas 500 metrash, mundëm të gjejmë një ndër plazhet publike, të cilat kanë një sipërfaqe modeste për 20 çadra.
Në dallim nga vitet e tjera, pastërtia, plugimi dhe mirëmbajtja e vijës bregdetare, ka pësuar një ndryshim dhe kjo u ka rënë në sy pushuesve.
“Shumë pastër është këtë vit, vjen makina e plehrave cdo ditë. Sidomos shëtitoren e kanë bërë shumë bukur”, tha një banore e Durrësit.
Pushuesit janë ende të pakët në numër, por fluksi pritet të shtohet në korrik-gusht. Bazuar në të dhënat e operatoreve turistike për rezervimet, në Durrës pritet të pushojnë gjatë kesaj vere 1.5 milionë persona.
R.D/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Durrës/ Kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar, arrestohen 3 persona! I sekuestrohen 3 makina, kallashnikov, pistoletë dhe një radio e lidhur me policinë e Durrësit (EMRAT)
21 Janar, 10:15
-
Eventi i madh i Manchester City, Shqipëria përfaqësohet në Abu Dhabi me 'Dyrrah Cityn'! Mundësi për talentet e rinj
20 Janar, 15:15
-
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Automjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen
20 Janar, 10:21
-
Durrës/ Dy vetura përplasen tek ish-‘Këneta’, përfundon në kanal mjeti ku udhëtonin 2 të mitur! Tre të plagosurit në spital (VIDEO)
19 Janar, 18:27
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31
DURRESI DUHET TE RRAFSHOHET GJER NE QERRET,,,MBASI TE NDODHE KJO SHOHIM E BEJME....
Përgjigju