Fluks pushuesish nga Kosova në Shëngjin, trafik i rënduar në Milot - Lezhë

Lezhe- Erdhi vera e bashkë me të dhe trafiku i rënduar. Nëse keni plan për tu nisur drejt bregdetit matuni dy herë, pasi duhet të llogarisni se mund të qëndroni të bllokuar me orë në trafik.

Në Lezhë mëngjesin e sotëm janë regjistruar qindra makina të cilët udhëtojnë drejt bregdetit të Shëngjinit.

Fluksi i pushuesve kryesisht kosovarë ka sjellë dhe trafik të rënduar përgjatë superstradës Milot – Lezhë dhe në rrugën e Shëngjinit.

Ky është vetëm fillimi i një kaosi që pritet të shoqërojë rrugët e Lezhës gjatë këtij sezoni veror pasi rrugët e ngushta dhe pa standard nuk përballojnë dot fluskin e automjeteve.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri