Ajo është një personazh mjaft i famshëm dhe me shumë miq, por ka vendosur që për 40-të vjetorin e saj mos të organizojë një festë të madhe.

Bëhet fjalë për stilisten Victoria Beckham, e cila sipas “The Mirror” dëshiron një darkë të thjeshtë me familjen e saj dhe disa miq më të ngushtë në një restorant në Los Angelos.

Një lajm i keq për mikeshat e saj Eva Longoria dhe Ken Paves, të cilat dëshironin të mereshin me organizimet e ditëlindjes.

victoria beckham

Të ftuar specialë të saj do të jenë prindërit e Victorias, të cilët do të fluturojnë drejt LA ditën e enjte.

Vajzat e grupit “Spice Girls”, Mel B, Geri Halliwell, Mel C dhe Emma Bunton nuk do të jenë të pranishme, por menaxheri Simon Fuller do të jetë.

Sipas burimeve të afërta David ka planifikuar për ti blerë partneres së tij në këtë 40-të vjetor një byzylyk me diamantë që kap shifrën 50.000 paund.

(b.t/shqiptarja.com)