Gjatë shfaqjes së madhe të modës "New York Fashion Week" stilistja e njohur Victoria Beckham ka prezantuar koleksionin e ri të veshjeve.

Modelet kanë kaluar në pasarelë me stilime të ndryshme për sezonin pranverë-verë 2014.

victoria beckham

Shfaqja është pritur me entuziasëm nga të pranishmit në këtë event të cilët kanë duartrokitur punën e saj.

Si të ishte një modele me forma të shkëlqyera fizike dhe e veshur shik Victoria u shfaq në fund të sfilatës për të falenderuar.

victoria beckham

Fansat e saj më të mëdhenj kanë qenë dy njerëzit më të shtrenjtë për të, David Beckham dhe vogëlushja Harper, të cilët kanë ndjekur me vëmendje sfilatën.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)