40 vjeçarja Victoria Beckham ka ndarë një foto me fansat në Twitter ku shfaqet duke kënduar së bashku me mikun e saj Ken Paves.
E hipur mbi piano, ndërkohë që ishte veshur “casual” Vic kishte mbyllyr sytë duke kënduar.
Nga ana tjetër një nga anëtaret e grupit “Spice Girls”, Mel B ka deklaruar se ato do të mblidhen sërish bashkë për të kënduar në Las Vegas.
Ken këndontë së bashku me Victorian, ndërkohë që luante edhe në piano.
Victoria ishte e pranishme në Singapor për të promovuar koleksionin e saj të ri në një event privat në Museun Art Science.
Ajo ka ndarë gjithashtu edhe një foto ku shihet e rrethuar nga një grup modelesh të veshura me dizajnimet e saj.
(b.t/shqiptarja.com)