Tekniku spanjoll Vicente Del Bosque është zgjedhur trajneri më i mirë në historinë 110 vjeçare të Real Madridit. Në një votim të hapur ku morën pjesë tifozë dhe gazetarë, Del Bosque ka marrë 59.4% të votive, duke lënë prapa trajnerin aktual Jose Mourinho i cili ka marrë vetëm 19.1% të votave në vendin e dytë.

Ndërkohë, trajneri tjetër Miguel Munoz radhitet në vendin e 3-të me 14.5% të votave ndërsa në vendin e 4 është italiani Fabio Capello me 3% të votave. Ky i fundit u shkarkua nga Real në sezonin që e shpalli kampion, duke lënë ekipin pak ditë pas festimeve.