VIDEO/ 10 golat më të bukur të
Francesco Tottit gjatë karrierës

VIDEO/ 10 golat më të bukur të<br />Francesco Tottit gjatë karrierës
Legjenda e futbollit Italian, Francesco Totti, është larguar përfundimisht nga ekipi I Romës dhe nga futbolli. Kapiteni legjendar, nuk ka pranuar të luajë me asnjë skuadër tjetër përveç Romës që prej 1992.
 
Francesco Totti, ashtu si edhe Roberto Baggio, ju ka shënuar të 38 ekipeve të Serisë A. Është kapiteni më i ri në historinë e Seria A, ndonëse ishte vetëm 22 vjeç kur mori shiritin e kapitenit në 1998 tek Roma.
 
Totti ka shënuar më shumë penallti në ligën italiane, 68 penallti të kthyera në gol. Silvio Piola, mban rekordin me 274 gola në vitet 1929-1954 në Seria A, i dyti është Totti me 247 gola.
 
Kapiteni legjendar para se të firmoste me Romën, ka pasur një kontratë me Lazion, por tekniku i atëhershëm i Romës Gildo Gianinni, ndërhyri dhe bindi familjen e Tottit për të zgjedhur ekipin e Romës.
 
Totti është lojtari i dytë me më shumë paraqitje në Seria A, me 619 paraqitje. Rekordin e paraqitjeve e mban Paolo Maldini me 647 paraqitje.
 
Në videon më poshtë do të shikoni 10 golat më të bukur të Tottit.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës