VIDEO/ 11 pengje të liruara mbërrijnë në spitalin e Tel Aviv, takohen me familjarët pas 52 ditësh

VIDEO/ 11 pengje të liruara mbërrijnë në spitalin e Tel Aviv, takohen me familjarët pas 52 ditësh

Momenti kur Hamasi dërgon në spitalin Tel Aviv 11 pengjet e liruara

1701165722_foto.jpg

Momenti kur Hamasi dërgon në spitalin Tel Aviv 11 pengjet e liruara

Ministria e shëndetësisë së Izraelit deklaroi së fundmi se 11 pengje izraelite që u liruan të hënën kanë mbërritur në Qendrën Mjekësore Tel Aviv Shurasky, institucioni më i madh i kujdesit akut në Izrael.

Bëhet fjalë për 9 fëmijë dhe dy gra. Familjet e pengjeve janë duke pritur në spital për t’u ribashkuar pas 52 ditësh, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë. Ekipet mjekësore dhe profesionistë të tjerë në spital do të jenë aty për të ofruar çdo kujdes mjekësor ose psikologjik, tha ministria.

“Ne duam t’ju kujtojmë se këto janë kohë të vështira për pengjet e liruar dhe familjet e tyre dhe ne duam të mbrojmë privatësinë e tyre. I gjithë sistemi shëndetësor është gati të mirëpresë këdo që do të kthehet në Izrael", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë Hamasi publikoi videon e dorëzimit të 4-të të pengjeve në Kryqin e Kuq në Gaza, siç ka bërë në tre rastet e tjera.

Këtë herë në videon e postuar në rrjetet sociale nga brigada Al-Qassam, fillon me pamjet me dron të automjeteve të Kryqit të Kuq që i afrohen një pike takimi në një rrugë të errët ku ndodhen automjetet e Hamasit për të dorëzuar 11 pengjet. Luftëtarët e armatosur të Hamasit dalin nga automjetet e tyre dhe njëri prej tyre flet shkurtimisht me përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.

Një nga fëmijët u ndihmua të dilte nga automjetet e Hamasit nga luftëtarët dhe u vendos në një karrige me rrota dhe u dërgua në një automjet të Kryqit të Kuq në pritje.

Videot që pasuan tregojnë disa fëmijë që shoqërohen te zyrtarët e Kryqit të Kuq. Videoja përfundon me pamjet me dron të automjeteve të Kryqit të Kuq duke u larguar në një rrugë të shkretë.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera! Ankesa e Forcave izraelite: Armëpushimi është shkelur në Gazën Veriore


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë