VIDEO/ 12 kartona të verdhë dhe dy të kuq, Benfica fiton Superkupën e Portugalisë kundër Portos! Di Maria gol fantastik

VIDEO/ 12 kartona të verdhë dhe dy të kuq, Benfica fiton Superkupën e Portugalisë kundër Portos! Di Maria gol fantastik

Benfica duke festuar trofeun

Benfica fitoi 2-0 kundër Portos, duke bërë të vetën Superkupën e Portugalisë. Ndeshja në stadiumin e Aveiros pa dy rivalët të diskutonin trofeun e parë sezonal, me "Shqiponjat" që fluturuan te trofeu. Në 90 minutat e sfidës pati shumëçka, teksa arbitri Godinho u detyrua të nxirte nga xhepi 12 herë kartonin e verdhë dhe dy herë të kuqin. Të ndëshkuarit me të kuq ishin Pepe, mbrojtësi dhe kapiteni i Portos, si edhe trajneri i bardhebluve, Conceicao.

Vendimtar në këtë përballje ishte Di Maria, me 35 vjeçarin që tregoi se në rikthimin pas 12 vitesh në Portugali, është ende në formë. Kampioni i botës hapi ndeshjen në minutën e 61-të me një gol të bukur. Asisti i Kocku u kontrollua bukur nga Di Maria, që me të majtë e ndali sferën në rrjetën e Portos.

Vetëm shtatë minuta më vonë, në të 68 minutë ishte Musa që shënoi për golin e qetësisë. Më pas sfida prodhoi tension, dy kartona të kuq dhe një gol të anulluar për Porton për prekje të topit me dorë. Në fund ishte Benfica që fitoi trofeun e Superkupës në Portugali për vitin 2023.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor