Real Madrid është skuadra e parë finaliste e Kupës së Mbretit në Spanjë. "Galaktikët" kaluan pas dy ndeshjeve dhe shtesës Real Sociedadin me rezultatin e përgjithshëm 5-4.
Në "Bernabeu" gjysmëfinalja e kthimit ishte spaktakolare dhe prodhoi emocione të mëdha, me kohën e rregullt që u mbyll 3-4 për baskët. Falë fitores 1-0 në sfidën e parë Real Madrid mundi ta dërgonte ndeshjen me shtesë.
Dueli fillloi me golin e baskëve në minutën e 16-të, aty ku Barrenetxea kaloi mmiqtë në epërsi. Vendasit u përgjigjën me Endrick, i cili pas një pasimi të bukur të Vinicius shënoi një gol "për korzninë". Në pjesën e dytë Real Madrid pësoi dy gola, fillimisht pas autogolit të Alaba dhe realizimit të Oyarzabal.
Real Madrid u "zgjua" dhe në fund barazoi me Bellingham dhe Tchouameni në minutat 82 dhe 86-të. Për ta dërguar ndeshjen me shtesë dhe "vulosur" sfidën 3-4 mendoi Oyarzabal që shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për miqtë.
Sfida iu drejtua kohës shtesë dhe Ancelotti hodhi në fushë Rudiger dhe Guler. Do ishte turku 19-vjeçar që në minutën e 115 do "gatuante" një asist për mbrojtësin gjerman, me këtë të fundit që me kokë e dërgoi sferën në rrjetë dhe me rezultatin 4-4 pas 120 minutave lojë i dha të drejtë Real Madridit që të kalonte në finalen e Kupës së Mbretit.
Sot në orën 21:30 luhet gjysmëfinalja e dytë mes Atletico Madrid dhe Barcelonës, ku përballja e parë ka përfunduar 4-4 dhe pritet spektakël.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Prill, 06:52
A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?
-
Po
40.6%
-
Jo
52.2%
-
Jam i/e dyzuar
7.2%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Mbretit/ Real Madridi kërcënoi me bojkot të finales, orët e mosbindjes 'Galaktike' dhe vendimi
26 Prill, 08:47
-
VIDEO/ Në lot si një fëmijë, arbitri i finales të Kupës së Mbretit pas akuzave të Real Madrid: I thonë tim biri se jam hajdut
25 Prill, 15:07
-
Hansi Flick: S’më pëlqejnë kritikat ndaj Ancelottit, kam respekt për të
24 Prill, 16:04
-
Tenis/ Carlos Alcaraz tërhiqet nga 'Madrid Open' pas lëndimit
24 Prill, 15:23
-
VIDEO/ Real Madridi ‘këmba-këmbës’ Barcelonës, triumfon 0-1 në derbin kundër Getafes
24 Prill, 10:34
-
'Tërmet' te Real Madridi, Vinicius Junior në konflikt me FIFA-n! Mund të përballet me një pezullim të gjatë
23 Prill, 11:23
-
GOLAT/ Betis ëndërron Champions League, fiton 1-3 në fushën e Gironas
22 Prill, 11:11
-
Arrigo Sacchi këshillon Real Madridin: Të mendohen tre herë para se të largojnë Ancelottin
21 Prill, 16:32
-
VIDEO/ Valverde supergol, Real Madridi fiton në limite kundër Bilbaos! Hapet gara për titullin në La Liga
21 Prill, 12:05
-
Eliminimi nga Champions League, Ancelotti: S'dua ta di nëse ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin
17 Prill, 13:40
-
E bujshme, Jurgen Klopp pranon të negociojë për të marrë drejtimin e Real Madrid
17 Prill, 12:02
-
'Këtu falë Guardiolës', Arteta: Ancelotti më uroi që të fitojmë trofeun e Champions
17 Prill, 09:48