Futbolli elitar në Spanjë, La Liga mbylli të hënën raundin e 32-të. Në Katalonjë vendasit e Gironas u mposhtën 1-3 nga Betis. Skuadra andaluze siguron tri pikë me peshë në garën për një vend në Champions League sezonin e ri.

Ishte Betis që shënoi tre gola në pjesën e parë. Konkretisht Cardoso në minutën e gjashtë, Antony në të 39 dhe Isco në të 42 minutë ishin autorët e golave. Girona shkurtoi me Stuani vetëm pesë minuta nga fundi i sfidës, por që shërbeu sa për statistika.

Me 51 pikë Betis ndodhet në pozitën e gjashtë, duke qenë vetëm një pikë pas Villarrealit që mban pozitën e Champions League. Nga ana tjetër Girona pëson humbjen e katërt radhazi dhe me 34 pikë rrezikon mbijetesën duke qenë tre pikë larg nga rrëzimi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Maj, 20:20

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?