Partia Demokratike festoi sot 35-vjetorin e themelimit, por një moment nga takimi në selinë blu ka tërhequr vëmendjen. Një video, të cilën e sjell edhe Report Tv, është bërë virale në media, ndërsa 2 persona dëgjohet teksa zihen në prapaskenë gjatë aktivitetit.
Një folës kishte marrë fjalën, por gjatë fjalimit të tij, në sfond dëgjohet një zë me ton të lartë teksa të thotë “ik më lë rehat, e di se kush jam unë”.
Se çfarë ka ndodhur dhe se kush u përplas me tone të larta ndërsa oborri i selisë blu ishte mbushur plot për të festuar 35-vjetorin ende nuk dihet.
Lajmi kryesor:
35-vjetori i PD, Berisha: Edi Rama donte të na bashkohej në fillim, por nuk rezistoi gjatë! Sot jemi përballë një diktature si atëherë










