Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, ka zgjedhur të urojë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve nëpërmjet një video-mesazhi.

Në videon e realizuar në qendër të kryeqytetit, i veshur me kapelen tashmë pjesë identifikuese të tijën, Ndocaj e filloi fjalimin e tij kështu: "Të dashur qytetarë, vëllezër e motra. Sot është një natë e madhe për të gjithë vëllezërit katolikë. Eshtë ngjallja e Krishtit (?!). Eshtë ngjallja e shpresës."

Deri këtu gjithçka duket në rregull, një urim i përzemërt nga një deputet babaxhan për qytetarët, por ka vetëm një problem të vogël. Nga vetë emri "Krishtlindje", në këtë datë, festohet lindja e Krishtit, jo ngjallja. Në të kundërt, do të ishim duke festuar Pashkët. 

Megjithatë ne jemi të sigurtë që ka qenë vetëm një lapsus nga ana e deputetit.