VIDEO/ Barcelona 'nuk ndez' në transfertë, mposhtet nga Almeria! 5 gola në 'San Mames', humbet Bilbao

VIDEO/ Barcelona 'nuk ndez' në transfertë, mposhtet nga Almeria! 5 gola në 'San Mames', humbet Bilbao

Festa e Girona-s

La Liga në Spanjë është në javën e 23-të. Gjithçka këtë të diel nisi në Bilbao, aty ku vendasit e Athletic u mundën 2-3 nga Girona. Katalanasit kanë treguar formë të mirë dhe në ndeshjet e fundit e kanë marrë veten, duke qenë vetëm katër pikë pas zonës europiane. Bilbao nga ana tjetër me dy humbjet radhazi i largohet vendit të gjashtë, që do të thotë një vend në Kupat e Europës. Befasinë këtë javë e bëri Barcelona, me kryesuesit e La Liga që humbën 1-0 në udhëtim nga Almeria. Humbje edhe për Sevillan.

Athletic Bilbao humbi 2-3 me Gironan në shtëpi, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në La Liga. Ndeshja në 'San Mames' nisi me golin e Garcia në minutën e katërt, për epërsinë e miqve. Kur pritej reagimi i Bilbaos, Girona shënoi edhe golin e dytë në minutën e 19-të. Katalanasit detyruan de Marcon të shënonte autorgol. Dueli u hap në minutën e 35 nga Berchiche. Fundi i pjesës së parë (45+1) solli edhe golin e tretë për Gironan. Në 45 minutat e dyta Bilbao u kujtua vonë për golin e dytë, teksa Garcia në të 89 vulosi ndeshjen në 2-3. Athletic Bilbao me 32 pikë mbetet në vendin e 7-të, teksa Girona me 30 pikë në vendin e 10-të.

Almeria mundi 1-0 Barcelonën për javën e 23-të në La Liga. Në stadiumin "Mediterranos" vendosi goli i Toure në minutën e 24. Pas asistit të Suarez, sulmuesi nuk gaboi përballë ter Stegen duke shënuar me forcë. Befasi për katalanasit që pësojnë dy humbje në pak ditë, kjo edhe pas eliminimit nga Manchester United në Europa League. Megjithë humbjen, Barça me 59 pikë mban vendin e parë, 7 pikë më shumë se Real Madrid. Me këtë fitore, Almeria lë zonën e ftohtë dhe ngjitet në vendin e 15-të me 25 pikë.

La Liga - java 23 - e diel:

Athletic Bilbao 2-3 Girona

16:15 Celta Vigo 3-0 Valladolid

18:30 Almeria 1-0 Barcelona

21:00 Sevilla 2-3 Osasuna

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
VIDEO/ Barcelona dy humbje në pak ditë, kryesuesit e La Liga-s befasohen nga ekipi që është për mbijetesë! Almeria bën historinë

Almeria mundi 1-0 Barcelonën për javën e 23-të në La Liga, duke marrë fitoren e parë në histori kundër katalanasve. Në stadiumin "Mediterranos" vendosi goli i Toure në minutën e 24. Pas asistit të Suarez, sulmuesi nuk gaboi përballë ter Stegen duke shënuar me forcë. Befasi për katalanasit që pësojnë dy humbje në pak ditë, kjo edhe pas eliminimit nga Manchester United në Europa League. Megjithë humbjen, Barça me 59 pikë mban vendin e parë, 7 pikë më shumë se Real Madrid. Me këtë fitore, Almeria lë zonën e ftohtë dhe ngjitet në vendin e 15-të me 25 pikë.

Ora 16:17
VIDEO/ Girona fut në telashe Bilbaon, Athletic mbetet jashtë Europës

Athletic Bilbao humbi 2-3 me Gironan në shtëpi, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në La Liga. Ndeshja në 'San Mames' nisi me golin e Garcia në minutën e katërt, për epërsinë e miqve. Kur pritej reagimi i Bilbaos, Girona shënoi edhe golin e dytë në minutën e 19-të. Katalanasit detyruan de Marcon të shënonte autorgol. Dueli u hap në minutën e 35 nga Berchiche. Fundi i pjesës së parë (45+1) solli edhe golin e tretë për Gironan. Në 45 minutat e dyta Bilbao u kujtua vonë për golin e dytë, teksa Garcia në të 89 vulosi ndeshjen në 2-3. Athletic Bilbao me 32 pikë mbetet në vendin e 7-të, teksa Girona me 30 pikë në vendin e 10-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump