VIDEO/ 65 orë nën rrënoja shpëton mrekullisht 3 vjeçarja Elif Perincek

Teksa numri i viktimave në qytetin e Izmirit ka arritur në 83 dhe vijon të rritet orë pas ore, një vogëlushe trevjeçare arrin të shpëtojë mrekullisht.

Elif Perincek, pas 65 orësh në luftë për të mbijetuar u nxor nga trupat e kërkim shpëtimit mëngjesin e sotëm, duke iu dhënë shpresë të gjithë atyre që ende presin që të gjenden të dashurit e tyre nën rrënoja.  

Imazhi i dorës së saj tek shtrëngon duart e forcave të kërkim shpëtimit u bënë imazh i luftës për mbijetesë dhe besimit tek personat të cilët prej orësh të tëra po luftojnë për të shpëtuar personat nën rrënoja. E gjithë familja e vogëlushes mbeti nën rrënoja pas shembjes së ndërtesës, por nëna e saj me 3 vëllezërit dhe motrat dolën pas 23 orësh teksa vajza mbeti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive