18 ditë pasi vrau bashkëshorten e tij u arrestua në flagrancë pas arratisjes së bashku me të birin 4 vjeçar. Disa prej mediave të vendit fqinj përmes një fotografieje kur Lesi shihet në duart e policiëve grek shkruajnë se ai shihet si i dhunuar. Provë, sipas tyre është kjo foto e bërë pak çaste pas prangosjes në afërsi të shtëpisë ku ai masakroi me thikë shtetasen greke me të cilën kishte dy fëmijë.

Shqiptari nuk u paraqit në seancën gjyqësore ku do të njihej me akuzën. Avokati i tij tha se ai ishte shumë i tronditur pasi e ka kuptuar se cfarë krimi të rëndë ka bërë.
Por veç gjendjes së rëndë mendore, mungesa duket se ka të bëjë edhe me dëmtimet fizike që ka pësuar nga dhuna policore.
Autoritetet policore greke janë vënë disa herë nën akuzë për ushtrim dhune ndaj emigrantëve shqiptarë. Rasti më flagrant ishte ai i rrahjes dhe torturimit deri në vdekje të Ilia Karelit nga 6 policë të burgut Nigrita, në vitin 2014, të cilët tashmë janë pas hekurave dhe po përballen me drejtësinë.
/Shqiptarja.com