A1 Report edhe gjatë ditës sotme ka shkuar në magazinën ku u zbulua laboratori i përpunimit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Gjatë vëzhgimit u vu re prani e madhe e forcave të policisë, të cilët mbajnë nën kontroll këtë magazinë, në pronësi të shtetasit H.Dalipi banues në qytetin e Elbasanit.

Dalipi dyshohet të jetë i afërm i dy vëllezërve të arrestuar në këtë superoperacion, Arian dhe Klemend Dalipi nga Elbasani.

Në afërsi të magazinës nuk ka shtëpi të banuara ndërsa një banor i zonës që merrej me krasitjen e pemëve brenda murit rrethues të këtij objekti pohon se atë e kontaktonte një persona me emrin Keli nga Elbasani, pikërisht për krasitjen e pemëve, që paraprakisht dyshohet se është Klement Dalipi një nga të arrrestuarit.

Sipas tij nuk kishte vënë re asgjë të dyshimtë vetëm kishte parë disa gra duke punuar në magazina, brenda së cilave sqaron se nuk ka informacion se çfarë aktiviteti kryej.

Policia e Elbasanit po interesohet për pronarët e objektit dhe marrjen e tyre në pyetje.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)