VIDEO/ Aksident i frikshëm në Serbi, treni me shpejtësi të plotë 'merr përpara' automjetin! Ndërron jetë 61 vjeçarja

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Serbi, treni me shpejtësi të plotë 'merr përpara' automjetin! Ndërron jetë 61 vjeçarja

Aksidenti në Serbi

Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në Serbi ku një person ka humbur jetën për shkak se nuk respektoi sinjalistikën e qarkullimit në hekurudhën Beograd-Bar.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje të frikshme të momentit kur një tren me shpejtësi të plotë merr përpara një makinë të tipit “Opel”. Për pasojë ka humbur jetën një grua 61 vjeçare e cila drejtonte automjetin. Si pasojë e shpejtësisë së madhe të trenit, vetura është shtyrë për qindra metra.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin e tmerrshëm për të cilin dyshohet që shkak kryesor është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga ana e drejtueses së automjetit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 11/04/2023 20:34

    ”Ngushllime” Edvin shkjaut shqipfolës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma