Kanë ndërruar jetë dy personat e moshuar, të aksidentuar sot në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri.
 
Të vdekurit janë Fran Luca, 85 vjeç, dhe Kol Gjoni, 77 vjeç. Të dy u goditën nga një makinë Benz, e drejtuar nga shtetasi Nimet Bilani, tashmë i arrestuar.
 
Në komunikatën e parë të policisë u bë e ditur se një nga shtetasit ishte jashtë rrezikut për jetën, por me sa duket goditja ka qenë fatale për të dy.

[gallery]20375[/gallery] 
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 02.01.2017, rreth orës 17.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri ka ndodhur një aksident rrugor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se, mjeti tip “Benz” me targë AA 372 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, ka aksidentuar dy shtetas të cilët ishin këmbësorë konkretisht, Fran Luca 85 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin Kol Gjoni 77 vjeç, banues në Shkodër.
 
Këta 2 shtetas kanë ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër ku ishin dërguar për ndihmën e nevojshme e mjekësore, si pasojë e plagëve të marra. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe nga Seksioni i Hetimit të Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër.
 
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
d.i./Shqiptarja.com