Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri: Erion Veliaj, për t’u marrë shembull (VIDEO)

Aktorja tropojane, Arjola Demiri teksa po fliste në Fressh Voice, gara kombëtare për liderët e rinj në FRESSH, Demiri u shpreh se Veliaj është shembulli më i mirë për t’u marrë nga të rinjtë dhe të rejat.

"Sado të mendosh se ke energjinë, ndoshta duhet provuar një mbrëmje si kjo e sotmja dhe ta ndjesh veten lumturisht të ri. Për ne aktorët, amfiteatri, skena, janë pjesë jetësore. Por ndryshe është ta shikosh këtu përballë jush. Është emocion ta shohësh të rinovuar, është emocion dhe hijeshi, edhe madhështi, ndaj gjej rastin të falenderoj Lali Erin.

Nuk mund të lë pa përmendur një të shkuar jo të largët, kur isha studente në Akademinë e Arteve, Tirana qe kthyer në një geto barakesh e kioskash, saqë kur binte shi nuk kishte nevojë për çadër se kaloje pullaz më pullaz, nga shtëpia në shkollë. Falë njeriut të ndryshimit Edi Rama, kryeqyteti jonë mori shkëlqimin e merituar dhe atë për të cilin ne ëndërronim, i cili u përcoll kudo në atdheun tonë. Sot nuk jam këtu për aktrimin. Por sinqerisht për t’ju thënë një mesazh njerëzor.

Për t’ju thënë, siç do ja thoja dhe tre fëmijeve të mi: Mos lejoni askënd t’ju thotë se ëndrrat nuk mund të bëhen realitet. Mos lejoni askënd t’ju shkelë dhe t’ju thotë se ju nuk mundeni. Ju mundeni sepse dhe ëndrrat më hyjnore ju mund t’i ktheni në tokësore. Ndaj besoj dhe nuk hezitoj, duke ëndërruar dhe njëkohësisht mos hezitoni kurrë duke mbështetur atë njeri, atë forcë politike që jeton me ëndrrën tuaj dhe i jetëson ato. Ju garantoj se askush si PS nuk është më pranë ëndrrave tuaja. Ndaj ju kam lakmi, jo vetëm për moshën e bukur po dhe për përzgjedhjen tuaj inteligjente, duke u radhitur në Fressh Voice. Tani dua të ftoj dikë që është njeriu më i mirë për ta marrë shembull,  Kryetarin e Bashkisë. Z. Erion Veliaj", tha Arjola Demiri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 11/09/2020 08:49

    Kte e shikoj me shume si aktore per filma me te rritur ose pulle te kuqe. Nga i njejti lloj dmth. Vk

    Përgjigju
  • tuti: 11/09/2020 08:46

    kuptohet qe kte e shtyp rama vete. barazia gjinore

    Përgjigju
    • Fadili: 11/09/2020 09:28

      Ja dhe nje opinionist tipik coban ballkani

  • A. N.: 10/09/2020 23:50

    Cfare rolesh ka luajtur kjo goca aktore se nuk e kam fare parasysh? Gjithsesi duket alamet aktoret nga larg.

    Përgjigju
  • eri: 10/09/2020 22:47

    *axhelle ti edhe lali dhjeri.te dy jeni cop cop

    Përgjigju
  • Niku: 10/09/2020 21:57

    ok ok nrregull e pranoj si afermim nqs do e thoshte dikush qe ka peshe ne publik, flasim gjithmone per artistat, por qe tdali kjo qe se njef njeri dhe qe identifikohet si aktore mduket idjotsi elektorale. Kush osht kjo mer plak, ca ka dhone kjo per skenen per artit per publikun, pervec se nja dy tre episodeve mediokrovulgar

    Përgjigju
  • tres: 10/09/2020 21:13

    nga anej na ke ardh ne tiron ke zon ven, kaptinen ma ke si dardhe do me na dhon ene men.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja