TIRANË- Këtë sezon vit, turistët e huaj por edhe ata vendas kanë pasur një risi sa i takon pushimeve në vendin tonë. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë pushuesve, Ministria e Turizmit lancoi pak kohë më parë aplikacionin TEA, në të cilin pasqyrohen evente të ndryshme kulturore, sportive apo historike në të gjithë vendin.
Sa i takon këtij aplikacioni, Rama thotë se është kthyer në një guidë për të mijëra vizitorët e Shqipërisë, të cilët e përdorin TEA-n për t’u informuar lidhur me aktivitetet që do mbahen.
“MIRËMËNGJESI dhe me udhëtimin e TEA që vazhdon, pasi kapërcyem kufijtë dhe e kthyem në një guidë frymëzuese për mijëra turistë, që e bënë këtë aplikacion pjesë të pushimeve dhe eksperiencës së tyre unike në Shqipëri, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Në aplikacionin TEA (Kalendarit Turistik të Shqipërisë) pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër. Janë mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1.110 evente nga më të ndryshmet dhe TEA sjell informacionin për çdo event, për çdo preference e grupmoshë, në shqip e në anglisht.
Çdo event brenda aplikacionit do të ketë faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit do të njoftohen për eventet e tyre të preferuara kur data e tyre të afrojë.
Tourism Events of Albania është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor, sporteve dhe të traditës, i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla
23 Nëntor, 07:32
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
-
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
21 Nëntor, 08:16
-
Vrasja e 14 vjeçarit, psikologia për Report Tv: Mbyllja e Tik Tok dhe Snapchat një masë jo vetëm për adoleshentët, por edhe ndaj atyre që kanë varësi
20 Nëntor, 20:54