Video/ "Ariu polar" kinez, sfidon
në shah i zhytur në mes të akullit

Video/ në shah i zhytur në mes të akullit">
Jeni për një lojë shahu? Po nëse do të ishit të futur në një vaskë me akull? Ky është kinezi Cui Deyi ose i njohur ndryshe si ariu polar i Kinës i cili iu sfidon në shah, i futur në akull. Garat janë zhvilluar në qytetin Handan, në veri të Kinës. 

Ai është pjesë e një grupi elitar te njohur në botë, anëtarët e të cilit testojnë vazhdimisht kufirin e kapacitetit njerëzor për t’i bërë ballë të ftohtit. 

“Shumë njerëz do të dridheshin brenda pesë minutave. Ndërsa unë, brenda një ore nuk ndjej as më të voglin problem dhe prandaj këtë qëndresë e shndërrova në profesion”, ka thënë ariu polar i Kinës. 

Edhe në këto kushte ai ka mundur disa nga kundërshtarët e tij në shah. Cui Deyi u fut në librin e rekordeve në vitin 2011 kur u ngjit në lartësinë 7400 metra në Everest, duke veshur vetëm një palë pantallona të shkurta.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje