VIDEO/ Armando Sadiku shënon dopietë në Indi

VIDEO/ Armando Sadiku shënon dopietë në Indi

Armando Sadiku

Armando Sadiku i ka dhënë një pikë skuadrës së Mohun Bagan. Për javën e 14-të të kampionatit indian, Mohuan Bagan barazoi 2-2 në shtëpi kundër Odisha, teksa ishte elbasanasi Sadiku që shkëlqeu me dopietë duke i dhënë një pikë të tijve.

Miqtë e Odisha kaluan në epërsinë e dy golave me Jahouh në minutat 31 dhe 45+3 në pjesën e parë. Kur u duk se Mohun i kishte humbur shpresat, Sadiku shkurtoi shifrat në të 58 minutë pas asistit të Nessirit. Më pas "in extremis", në minutën e 90+4 sërish sulmuesi i Kombëtares gjeti rrjetën e tretë sezonale për barazimin 2-2.

Kujtojmë se Sadiku ishte pjesë e Shqipërisë, i ftuar nga Sylvinho në transfertën e fituar 1-3 kundër Ishujve Faroe për kualifikueset e Euro 2024, duke luajtur disa minuta. Sulmuesi 32-vjeçar po përpiqet të fitojë formën dhe t'i "prishë mendjen" Sylvinhos për një ftesë në "Gjermani 2024".

Elbasanasi është i vetmi lojtar i Kombëtares që ka shënuar gol për kuqezinjtë në finalet e një Europiani, kjo në 2016 në fitoren 1-0 të tanëve kundër Rumanisë.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari mesatar: 06/12/2023 19:08

    E meriton një shanc nga Sylvinjo ne Euro 2024.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?