Operacioni i drejtuar nga prokurori Eguen Beci është zhvilluar gjatë natës në disa qytete në Shqipëri, Tiranë, Lezhë, Kukës, Fier, Dibër, Shkodër dhe Korçë. Hetimi për bandën kishte nisur prej disa mujash, ndërsa mbrëmë u finalizua. REPORT TV ka siguruar pamjet e momentit të arrestimit të 39 personave nga Policia e Shtetit, ndërsa operacioni ka nisur që në dhjetor dhe është finalizuar mbrëmë. Nga kontrollet, personave që u arrestuan u janë sekuestruar shumë dokumente, pajisje që shërbenin për falsifikimet, por edhe shuma të ndryshme monetare.
U sekuestruan provat materiale
Gjatë kontrollit të ambjenteve dhe vendeve të dyshuara që përdoreshin nga autorët, janë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale si:
• 10 njësi qendrore (kompjuteri)
• 8 printera lazer me ngjyra
• 15 laptopë, 3 I-padë,
• 56 aparate telefonash
• 1ë automjete
• 5,600 euro, 1,000 $ dhe 3 400 000 lekë
• 5 pasaporta ndërkombëtare shqiptare
• Sasi dokumentash të ndryshme, si pasaporta e karta ID të kombësive të ndryshme, vula dhe elementë stampimi
• 1 armë zjarri automatike model 56 dhe 13 fishekë
• 1 armë gjahu
EMRAT E 39 SHQIPTAREVE TE ARRESTUAR NGA POLICIA
d.b/shqiptarja.com
