Arsenal fitoi 0-2 me Tottenham në sfidën e fundit të Premier League, duke u shkëputur në krye të klasifikimit. Përpara ndeshjes, Granit Xhaka ka treguar edhe njëherë se është lideri i ekipit. Në nxehmjen para duelit, kapiteni shqiptar i Zvicrës ka motivuar të tijtë, me pamjet që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Nuk mund të dëgjohet saktësisht se çfarë udhëzimesh po jep Xhaka, por ai është jashtëzakonisht intensiv, duke përdorur duart për të shfaqur sa më mirë ndenjat dhe idenë që do të përçojë te ekipi.
Xhaka ka fituar zemrat e tifozëve, teksa mes palëve pati një krisje sezonin e shkuar. Ish-lojtari i Borussia Monchengladbach mbeti pa shiritin e kapitenit te "Topçinjtë" në vitin 2019 pasi u përgjigj me zemërim ndaj tifozëve në barazimin 2-2 me Crystal Palace.