Ndodh edhe kështu, kur një autobus elektrik ka shpërthyer në flakë ditën e djeshme në Paris.
Një video e publikuar nga mediat franceze, tregon autobusin elektrik në qendër të Parisit i cili merr flakë, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë mjetin, por pa pasoja për pasagjerët.
Ndonëse autobusi është i viteve të fundit të prodhimit dhe një nga më modernët, kjo nuk e ka shpëtuar atë nga problemet. Kjo ngjarje u regjistrua një ditë më parë.