Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të enjte tre ndeshjet e mbetura për javën e 11-të. Me fitoren 1-0 të Tiranës ndaj Egnatias në "Selman Stërmasi" dhe humbjen 1-0 të Partizanit në Laç, bardheblutë e Orges Shehit i marrin vendin e parë "Demave" në klasifikimin e përgjithshëm. Në ndeshjen tjetër, Vllaznia fitoi 0-1 me Kukësin në transfertë.

Në "Selman Stërmasi" Tirana mundi 1-0 Egnatian për javën e 11 në Superligë. Një gol i Patric në të 52 minutë vendosi tri pikët për bardheblutë dhe vendin e parë në klasifikim me 22 pikë. Humbja e Partizanit 1-0 me Laçin ka bërë që kampionët në fuqi të vendit të kalojnë në vendin e parë, duke i marrë kreun "Demave". Trajneri Shpëtim Duro pëson humbjen e parë në stolin e rrogozhinasve, teksa pas dy fitoreve humbet me kampionët në fuqi të Shqipërisë.Egnatia me 15 pikë qëndron në vendin e pestë.

Në Kurbin, Laçi mposhti minimalisht 1-0 Partizanin. Autogoli i Rexhepit në minutën e 13 vendosi ndeshjen. Një skemë perfekte nga goditja e dënimit dhe gjuajtja e Ujkës u stampua në shtyllë, me Rexhepin që ka qenë i pafat në këtë moment. Humbja ka sjellë edhe largimin e Partizanit nga kreu i renditjes, duke i lënë vendin Tiranës. Në fund te Demat "qajnë" shtyllën e Skukës. Partizani renditet i dyti me 19 pikë, teksa Laçi me 14 pikë shkon në vendin e gjashtë.

Në "Kukës Arena" vendasit pësojnë humbjet e tretë radhazi. Vllaznia fitoi 0-1 në transfertë me Kukësin, duke bërë që skuadra e Dobit të zhytet në krizë. Goli i Hakaj në të 43 minutë nga jashtë zone vendosi ndeshjen për skuadrën e Josës. Kukësi me 11 pikë mban vendin e parafundit, teksa Vllaznia me 18 pikë shkon në vendin e tretë.

Superliga, java 11-të:

E mërkurë:

Erzeni 1-1 Kastrioti

Bylis 0-0 Teuta

E enjte:

Laçi 1-0 Partizani

Kukësi 0-1 Vllaznia

Tirana 1-0 Egnatia

Renditja pas javës së 11-të:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
VIDEO/ 'Perlë' nga jashtë zone, Vllaznia merr tri pikë dhe thellon krizën e Kukësit

Në "Kukës Arena" vendasit pësojnë humbjet e tretë radhazi. Vllaznia fitoi 0-1 në transfertë me Kukësin, duke bërë që skuadra e Dobit të zhytet në krizë. Goli i Hakaj në të 43 minutë nga jashtë zone vendosi ndeshjen për skuadrën e Josës. Kukësi me 11 pikë mban vendin e parafundit, teksa Vllaznia me 18 pikë shkon në vendin e tretë.

 

Ora 15:09
VIDEO/ Kampionët në fuqi marrin kreun e Superligës, Tirana fiton me Egnatian

Në "Selman Stërmasi" Tirana mundi 1-0 Egnatian për javën e 11 në Superligë. Një gol i Patric në të 52 minutë vendosi tri pikët për bardheblutë dhe vendin e parë në klasifikim me 22 pikë. Humbja e Partizanit 1-0 me Laçin ka bërë që kampionët në fuqi të vendit të kalojnë në vendin e parë, duke i marrë kreun "Demave". Trajneri Shpëtim Duro pëson humbjen e parë në stolin e rrogozhinasve, teksa pas dy fitoreve humbet me kampionët në fuqi të Shqipërisë.Egnatia me 15 pikë qëndron në vendin e pestë.

 

Ora 15:06
VIDEO/ Autogol i Rexhepit, Partizani humbet pikët me Laçin dhe kreun e Superligës

Në Kurbin, Laçi mposhti minimalisht 1-0 Partizanin. Autogoli i Rexhepit në minutën e 13 vendosi ndeshjen. Një skemë perfekte nga goditja e dënimit dhe gjuajtja e Ujkës u stampua në shtyllë, me Rexhepin që ka qenë i pafat në këtë moment. Humbja ka sjellë edhe largimin e Partizanit nga kreu i renditjes, duke i lënë vendin Tiranës. Në fund te Demat "qajnë" shtyllën e Skukës. Partizani renditet i dyti me 19 pikë, teksa Laçi me 14 pikë shkon në vendin e gjashtë.

Goli i Laçit:

 
Shtylla e Skukës: