Në Kurbin, Laçi mposhti minimalisht 1-0 Partizanin. Autogoli i Rexhepit në minutën e 13 vendosi ndeshjen. Një skemë perfekte nga goditja e dënimit dhe gjuajtja e Ujkës u stampua në shtyllë, me Rexhepin që ka qenë i pafat në këtë moment. Humbja ka sjellë edhe largimin e Partizanit nga kreu i renditjes, duke i lënë vendin Tiranës. Në fund te Demat "qajnë" shtyllën e Skukës. Partizani renditet i dyti me 19 pikë, teksa Laçi me 14 pikë shkon në vendin e gjashtë.
Goli i Laçit:
Shtylla e Skukës:
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Autogol i hidhur në Laç, Tirana i merr kreun Partizanit! Bardheblutë i falen një goli! Vllaznia zhyt në krizë Kukësin









